Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christohpher Hill, ka thënë se iniciativa “Ballkani i Hapur” s’mund të jetë një alterantivë për anëtarësimin në Bashkim Evropian.

Diplomati amerikan ka thënë se nuk do t’i interesonte aspak nisma e Ballkanit të Hapur nëse ajo do të ishte një alternativë paralele me atë të anëtarësimit në BE.

“Personalisht, nuk do të më interesonte aspak nisma e Ballkanit të Hapur nëse do të ishte thjesht një alternativë ndaj anëtarësimit në BE”, ka theksuar tutje Hill.

“SHBA mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë integrimin rajonal, dhe kjo inicitiavë është një përpjekje që ka ardhur nga vetë rajoni dhe shkoi më tej se të gjitha të mëparshmet”, ka thënë Hill pasi ka vizituar një laborator teknologjie në Beograd.

Këtë përgjigje Hill e kishte dhënë pasi ishte pyetur nga “tanjug” për arsyen e prezencës së tij në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër dhe rreth asaj se si i sheh komentet e bëra se iniciativa është një zvëndësim për anëtarësimin në BE.

Lexo po ashtu:  Ndryshe nga Edi Rama, Presidenti Meta dënon sulmet serbe mbi Policinë e Kosovës: Dënoj me ashpërsi sulmin me armë ndaj policisë së Kosovës

Ai ka thënë se “Open Balkan” në mënyrë primare është i fokusuar në aktivitete ekonomike, por edhe lidh pjesët e rajonit dhe vendos modele për bashkëpunim të mëtejshëm.

“Shikoni sa kufij dhe kalime kufitare ka vetëm në këtë pjesë të Ballkanit dhe kur hyni në BE nuk ka asnjë. Ata duhet të lidhin dhe bashkojnë këto vende, dhe jo të jenë një problem, kështu që kjo është një ide shumë e mirë”, ka thënë Hill.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *