Ishte një vendim i mençur. Kështu u shpreh presidenti amerikn Joe Biden për vendimin e tërheqjes së trupave nga Afganistani, 24 orë pasi ushtari i fundit amerikan la vendin e okupuar në vitin 2001.

“Vendimi nuk ka të bëjë me Afganistanin. Ka të bëjë me fundin e një ere të operacioneve të mëdha ushtarake për të rikrijuar vende të tjera”, tha Biden.

Ai ka pranuar përgjegjësi të plotë për situatën e krijuar me tërheqjen duke shtuar se interesi jetik i ShBA ishte që Afganistani të mos shërbejë si bazë sulmesh terroriste.

Biden ka pranuar kështu të riprezantojë një Amerikë më të vogël, që nga superfuqia që donte të diktonte rendin global po shndërrohet në një fuqi idhnake që kërkon të përcaktojë mirë dhe të ruajë interesat e veta strikt nacionale. Ky është padyshim një vazhdim i politikës së Trump dhe Biden po e provon këtë gjë edhe me politikën e imigracionit.

Ka edhe më. Duket se Biden është po aq hipokrit sa Trump. Pak para se të mbante fjalimin e fundit, agjencia “Reuters” publikoi një bisedë telefonike të tij me ish-presidentin afgan Ghani, të datës 23 korrik, në të cilën as që përmendet apo as nuhatet një qëndrim mbi situatën ku jemi tani. Nuk dihet çfarë ka ndodhur por është e qartë se vendimi i tërheqjes ka brenda elementë të shumtë improvizimi, siç është improvizim sjellja e afganëve në Shqipëri ndonëse kjo politikë po mbrohet si zgjedhje strategjike.

Lexo po ashtu:  Me slloganet e Vetëvendosjes, Topalli zyrtarizon partinë e re: Tre kryetarë nuk mund të mbajnë peng 3 milionë shqiptarë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *