Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Ushtarët në Guine të Afrikës arrestuan presidentin Alpha Conde dhe njoftuan për shpërbërjen e Qeverisë. Kufijtë e vendit janë mbyllur dhe Kushtetuta e tij është shpallur e pavlefshme, tha koloneli i ushtrisë, Mamadi Doumbouya.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Detyra e një ushtari është ta shpëtojë vendin. Ne nuk do t’ia besojmë politikën një njeriu. Do t’ua besojmë njerëzve”, tha ai.

Conde, 83 vjeç, ka qenë në pushtet për më shumë se një dekadë. Popullariteti i tij ka rënë prejse ka kërkuar mandatin e tretë, vitin e kaluar. Para se Conde të arrestohej, kishte disa orë të shtëna me armë zjarri pranë pallatit presidencial. Junta më vonë lëshoi një deklaratë, duke thënë se Conde është në kontakt me mjekët e tij, por nuk dha ndonjë afat kohor për lirimin e tij.

Lexo po ashtu:  Kryeministri jolegjitim, Hoti, thumbon Kurtin: Në Kosovë është bërë fushatë e shpëlarjes së trurit, me teori konspirative, me thika e me harta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *