Uashington dëshiron që vendet aleate të bllokojnë teknologjinë e Huawei i cili është prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit.SHBA i bëjnë thirrje Evropës të përdorin teknologjinë 5G të Ericsson dhe Nokia

Vendet Evropiane nuk kanë arsye pse të përdorin teknologjinë mobile 5G të Huawei sepse kompania Suedeze Ericsson, Finlandeze Nokia dhe Koreano-Jugore Samsung janë po aq të mirë sa grupi Kinez.

Sekretari për sigurinë kibernetike pranë Departamentit Amerikan të Shtetit gjatë një vizite në Lisbonë tha se duhet demistifikuar nocioni se Huawei është më i avancuar në 5G.

Uashington dëshiron që vendet aleate të bllokojnë teknologjinë e Huawei i cili është prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit.

Por vendet aleate si Britani kanë lejuar Huawei të luajë një rol në ndërtimin e rrjetit 5G por të kufizuar.

Vitin e kaluar Huawei ka shpenzuar 15 miliardë dollarë në kërkim për të ruajtur lidershipin në këtë treg dhe argumenton se SHBA e kanë sanksionuar ngaqë asnjë kompani Amerikane nuk i afrohet as në teknologji e as në kosto.

Robert Strayer tha se Ericsson dhe Nokia do të përdorin një arkitekturë me burim të hapur duke krijuar mundësi për përfshirjen edhe të kompanive tjera si Dell, Cisco dhe Juniper të cilët kanë shprehur interes.

Lexo po ashtu:  Shkencëtarët mund të kenë gjetur kurën për rënien e flokëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *