Pas nënshkrimit kapitulues të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se kryeministri Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm ia sollën Kosovës dëmet e radhës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ajo tha se ata hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës e na sollën marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën.
“Ujmanin e ndanë me Serbinë, hoqën dorë nga anëtarësimi i Kosovës në Organizata ndërkombëtare, pranuan anëtarësimin në Mini-shengenin ballkanik e dalje Serbisë në Detin Adriatik.

Marrëveshjet e dëmshme nuk mund të jetësohen!
Ja shkrimi i plotë:
Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm ia sollën Kosovës dëmet e radhës!
E quajtën “Marrëveshje historike për njohje” ndërsa hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës e na sollën marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën.
Ujmanin e ndanë me Serbinë, hoqën dorë nga anëtarësimi i Kosovës në Organizata ndërkombëtare, pranuan anëtarësimin në Mini-shengenin ballkanik e dalje Serbisë në Detin Adriatik.
Marrëveshjet e dëmshme nuk mund të jetësohen!




