Ambasada Amerikane në Kosovë ditë më parë ka paralajmëruar se është duke u ndërmarrë hapa për të siguruar që politikanët e korruptuar të cilët janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit, të mos ju lëshohen vizat për udhëtime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , qofshin ato për turizëm apo biznes.

Kjo për faktin se, çdo pushtetar që kërkon viza për në Amerikë, mund të jetë objekt i këtyre dekreteve.

Avokati Tomë Gashi ka pohuar se Kosova si shtet i pavarur ka qenë dhe është projekt i SHBA-së, pasi dihet mirë që SHBA ka ndihmuar më së shumti që sot të kemi Kosovën shtet të pavarur.

Image

“Dihet se Kosova fal bombardimeve të SHBA-së dhe NATO-së është çliruar nga okupatori serb. Dhe natyrisht se pa Amerikën Kosova me forca të veta do ta kishte thuaj se të pamundur që të fitoj luftën kundër Serbisë. Po ashtu dihet se SHBA, ka investuar miliarda e miliarda dollarë për çlirimin e Kosovës dhe po ashtu ka investuar shumë dhe në të gjitha aspektet në Kosovë, edhe pas luftës. Dhe për këto dhe për shumë arsye tjera gjithmonë në të mirë të Kosovës SHBA ka të drejtë dhe një farë mënyre edhe obligim që të kujdeset për shtetin e Kosovës”, ka thënë avokati Gashi.

Lexo po ashtu:  Humbjet e kompanive kryesore të energjisë pasi dolën nga Rusia

Sipas tij, SHBA-ja nuk do të lejoj kurrë që Kosova si shtet të dështojë nga kjo klasë e korruptuar politike

“E them këtë sepse SHBA-ja nuk e ka çliruar Kosovën nga Serbia, për shkak të UÇK-së, e as për shkak të kësaj klase politike, e as për këtë gjeneratë të tanishme, por për shkak të popullit të Kosovës dhe për shkak të përmirësimit të padrejtësive historike, kur Kosova u nda nga shteti amë Shqipëria në konferencën e Londrës më 1913. Pra klasa politike e korruptuar e Kosovës është duke u përballur edhe me mundësinë e ndalimit të hyrjes së tyre në SHBA, duke mos ua bërë të mundur lëshuarjen e vizave për në SHBA. Dhe kjo është plotësisht e drejtë dhe e kuptueshme sepse askush në botë, nuk i dëshiron ti ketë as si vizitor kriminelët tanë , pavarësisht se a mbajnë pozita të larta shtetërore dhe politike. Sigurisht që duke pasur bashkëpunimin e SHBA-ve dhe shteteve Evropiane, nuk është larg dita që një ndalesë e tillë për të hyrë në shtetet e BE-së, të aplikohet edhe nga Shtetet e Bashkimit Evropian, pasi që edhe SHBA-ja edhe BE-ja kanë politika të njëjta në aspektin e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit shtetëror”, është shprehur avokati Tomë Gashi.

Lexo po ashtu:  PTK-ja u bë çerdhe e punësimeve, krijohet Komision Hetimor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *