Sot raportohet se qeveria e Kosovës ka vendosur heqjen e barrierave doganore me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinës, një hap që është deklaruar se do të shoqërohet nga reciprociteti. Reciprociteti është një fjalë që nuk i pëlqen SHBA-së në rastin e Kosovës, pasi pavarësisht këtij deklarimi, ambasada në Prishtinë e ka cilësuar atë pengesë të re.

Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet t’i heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës.

Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia. Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur SHBA-të besojnë se marrëveshjet për linjë ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen, dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm, shkruan në njoftim.

Nuk është e qartë se ku konsiston kjo politikë dhe se çfarë do të thotë ajo veç poshtërimit të një qeverie si ajo e Kosovës. SHBA nuk kanë në dorë të detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën pse kjo e fundit premton heqjen e tarifave. Ato mund të jenë parakusht për nisjen e dialogut por që ai të kurorëzohet do të kërkohet kompromis dhe ky kompromis është bërë e qartë se nënkupton lëshime territoriale.

Lexo po ashtu:  Përurohet përmendorja e Skënderbeut në Tuz të Malit të zi

Është kjo politikë që interferon brutalisht në zhvillimet e brendshme të Kosovës, duke e shndërruar rotacionin me puç parlamentar në një emergjencë të sigurisë në këtë vend dhe pse jo me ndikime edhe në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *