Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, John Kelley, ashtu sikurse ministrja Gërvalla, ka kërkuar shpërbërjen e misionit të UNMIK-ut, duke thënë se mandati i misionit ka skaduar dhe nuk ka më rol në qeverisjen e Kosovës.

Ambasadori amerikan gjithashtu ka thënë se qëllimi përfundimtar mes Kosovës e Serbisë duhet të jetë njohja reciproke.

“Koha për të mbyllur UNMIK-un ka ardhur. Rekomandojmë që UNMIK-u të fillojë të transferojë funksionet e veta te agjencitë e tjera të OKB-së në terren, që kanë funksion më të mirë për këtë punë. Ashtu që procesi drejt përfundimit të jetë gradual, jo i pa parashikuar. SHBA kërkon që të zbusë shpenzimet e panevojshme. UNMIK është mision paqeruajtës ‘pa paqeruajtës’. 89% e buxhetit shkon për pagat e punëtorëve, edhe pse misioni shumë moti e ka tejkaluar mandatin e vet. SHBA i bën thirrje shteteve anëtare që ta rishikojnë këtë mandat, që së bashku të fillojmë një përmbyllje konsistente”, ka thënë ai.

Ai ka bërë thirrje për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, duke potencuar se ajo që duhet në këtë mes është njohja e ndërsjellë dhe normalizimi i marrëdhënieve.

Lexo po ashtu:  Hipokrizia që favorizon përherë vetëm një palë

“Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në zbutjen e tensioneve dhe përmbahen nga retorikat eskaluese mes tyre dhe rajonin e tyre për një të ardhme më prosperuese. Qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është qenësor për Ballkanin Perëndimor. Amerika dhe komuniteti global janë më të sigurta kur vendet i zgjidhin konfliktet e tyre në mënyrë paqësore dhe kur krijohet klima për investime ndërkombëtare”, tha ai.

Në fjalimin e tij para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesi i Sllovenisë, Samuel Zbogar, tha se, sipas raporteve, situata e sigurisë në Kosovë mbetet e qetë, megjithëse kanë ndodhur disa incidente serioze.

Ai përshëndeti mbajtjen e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, duke i cilësuar ato si paqësore, konkurruese dhe gjithëpërfshirëse — një hap pozitiv drejt forcimit të demokracisë në vend. Po ashtu, mirëpriti bisedimet e fundit mes zyrtarëve të BE-së dhe liderëve politikë të Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se viti 2025 duhet të jetë një fillim i ri për dialogun Kosovë–Serbi, duke u bërë thirrje udhëheqësve që të angazhohen në dialog konstruktiv, të krijojnë besim të ndërsjellë dhe të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese.

Lexo po ashtu:  Anketa: 28% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

Sllovenia kërkoi shmangie të veprimeve të njëanshme dhe trajtim të barabartë për të gjitha komunitetet, veçanërisht për komunitetin serb të Kosovës.

Sllovenia dënoi fuqishëm sulmin në kanalin Ibër-Lepenc në nëntor dhe atë në Banjskë në shtator 2023, duke kërkuar përgjegjësi për autorët