Kushtet atmosferike janë përmirësuar disi duke ndihmuar zjarrfikësit në betejën e tyre kundër flakëve në perëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku zjarret kanë shkaktuar dhjetra viktima si dhe dëmtime kolosale.

Zjarrfikësit shfrytëzuan një ndalesë të motit të nxehtë dhe të thatë ditën e Shtunë për të avancuar në betejën kundër zjarreve masive në tre shtetet perëndimore ku situate duket ët jetë dramatike,  ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump tha se do të udhëtonte në Kaliforni për të parë shkatërrimin nga dora e parë. Flakët kanë shkatërruar mijëra shtëpi dhe të paktën gjysmë duzinë qytete të vogla në shpërthimin e fundit të zjarreve që kanë mbërthyer perëndimin Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtë verë, duke djegur së bashku një peizazh me madhësinë e Neë Jersey dhe duke vrarë të paktën 26 njerëz që nga fillimi i gushtit. Por pas katër ditësh me mot pabesisht të nxehtë dhe me erë, një dritë shprese mbërriti në formën e erërave më të qeta që frynin nga oqeani, duke sjellë kushte më të freskëta dhe të ftohta që ndihmuan zjarrfikësit të përparonin kundër flakëve. Të paktën gjashtë vetë janë vrarë këtë javë në Oregon dhe Guvernatori Kate Brown ka paralajmëruar se dhjetëra njerëz ishin raportuar të zhdukur në tre qarqe. Në Kaliforni, dhjetëra mijëra zjarrfikës po luftonin me 28 zjarre të mëdha që nga e Shtuna në mëngjes, sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni. Ajri më i butë dhe më i ftohtë i kishte lejuar ekipet të avanconin. Shtëpia e Bardhë tha se Trump, do të takohet të hënën me zyrtarë lokalë dhe federalë pranë kryeqytetit të shtetit të Kalifornisë, Sacramento. Ai ka thënë se guvernatorët perëndimorë mbajnë një pjesë të fajit për sezonet e zjarrit intensiv në vitet e fundit, duke pretenduar se ata janë angazhuar në menaxhim të dobët të pyjeve.

Lexo po ashtu:  Martesa me një grua inteligjente zgjat jetën. E thotë shkenca

Roel Kurti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *