Gazeta greke “Kathimerini” referon sot një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit sipas të cilit vihet në dukje fakti se ShBA nuk njeh pretendimin  e Greqisë për hapësirën e vet ajrore.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, hapësira ajrore e një vendi përputhet me atë të detit territorial. ShBA njeh pra një hapësirë ajrore prej 6 miljesh që përputhet me detin territorial. Greqia dhe ShBA nuk ndajnë një pikëpamje mbi zgjatimin e hapësirës ajrore të Greqisë”, thuhet në raport.

Dokumenti në fjalë i jep një goditje diplomatike përpjekjve të Athinës zyrtare për të denoncuar ato që i quan shkelje të hapësirës së vet ajore nga Turqia.msipas këtij dokumenti, paqartësia në caktimin e kufijve e bën të vështirë vlerësimin e shkeljeve të pretenduara.

Ky përcaktim në të vërtetë injoron pretendimin zyrtar grek për hapësirë ajrore 10 milje që thuhet se daton si i tillë që në vitin 1936. Në terma praktikë, ai i krijon hapësirë veprimi Turqisë që kërkon zgjerim të natyrshëm në Egje, zgjerim i cili në thelb është rishikim i ndarjeve të vjetra territoriale.

Lexo po ashtu:  Gjermania merr frenat e dialogut, fton Kurtin dhe Vuçiçin në Berlin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *