Shtetet e Bahskuara të Amerikës po bëjnë së fundmi presion ndaj Ukrainës që të mobilizojë të rinj mbi 18 vjeç për të përmbushur kërkesat për trupa në luftën kundër Rusisë. Mediat amerikane referojnë burime nga administrata e presidentit Biden sipas të cilave po bëhet presion që mosha e mobilizimit ushtarak të kalojë nga 25 në 18.

Matematika e pastër tregon se Ukraina ka nevojë për më shumë trupa,

citohet burimi.

Dhe kjo konfirmohet nga një drejtim tejetër. Mobilizimi i trupave koreanoveriore në ushtrinë ruse ilustron nevojën imediate për njerëz në një konflikt që po evidenton edhe paradokse të mëdha: luftojnë të gjithë kundër të gjithëve, por mungojnë në terren rusët dhe ukrainasit. Ose më saktë, ata nuk janë aq sa duhen për të shtyrë para një konflikt që cilësohet rajonal dhe territorial.

Lexo po ashtu:  Cili është shteti më i shkolluar në botë?