Në fund të vitit 2021, qeveria amerikane sanksionoi disa entitete kineze për përfshirjen e tyre në një projekt të bioteknologjisë, që përfshin “një armë të supozuar të kontrollit të trurit”. Në Kinë, Partia Komuniste ka ndjekur me këmbëngulje supremacinë ekonomike, teknologjike dhe ushtarake, shpesh përmes mjeteve të paligjshme ose të dyshimta.

Byroja e Industrisë dhe Sigurisë e Departamentit të Tregtisë së SHBA-së tani thotë se Akademia Kineze e Shkencave Mjekësore Ushtarake dhe 11 nga institucionet e saj kërkimore janë përfshirë në kërkimin dhe mbështetjen e bioteknologjisë, duke përfshirë armët e kontrollit të trurit, që ushtria kineze synon t’i përdorë për të fituar avantazh në fushën e betejës.

Në një njoftim për Regjistrin Federal të publikuar në dhjetor, Departamenti i Tregtisë shtoi 34 entitete me bazë në Kinë në listën e tij të zezë, duke i akuzuar ato për “veprim në kundërshtim me politikën e jashtme ose interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”. “Për fat të keq, Kina po zgjedh t’i përdorë këto teknologji për të ushtruar kontroll mbi popullin e saj dhe shtypjen e anëtarëve të grupeve të pakicave etnike dhe fetare”, tha në një deklaratë për shtyp sekretarja e Tregtisë, Gina Raimondo.

Lexo po ashtu:  Zotohet njeriu më i pasur në Ukrainë: “Do rindërtoj Mariupolin, fabrikat e mia do konkurrojnë sërish globalist”

Departamenti Amerikan i Tregtisë vendosi firmat, laboratorët, qendrat kërkimore dhe institucionet akademike kineze në Listën e Entiteteve, e cila është krijuar për të sanksionuar individë, organizata dhe kompani që paraqesin ose mund të përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare ose politikën e jashtme të SHBA.

Vendimi për të sanksionuar entitetet kineze vjen pas provave që kërkimet, produktet ose shërbimet e tyre kanë një aplikim ushtarak dhe po përdoren ose do të përdoren për të mbështetur abuzimet e të drejtave të njeriut nga Partia Komuniste Kineze. Komuniteti ndërkombëtar e ka kritikuar vazhdimisht Pekinin për politika gjenocidale kundër ujgurëve në Xinjiang.

Armët që lehtësojnë “operacionet e kontrollit konjitiv”

Pekini i ka rikornizuar prioritetet e modernizimit ushtarak, duke përfshirë aftësitë “inteligjente” së bashku me mekanizimin dhe informatizimin e forcave të tij. Sipas raportit më të fundit të Pentagonit për ushtrinë kineze, Pekini ka eksploruar “konceptet operacionale të gjeneratës së ardhshme për luftë inteligjente, të tilla lufta celulare ndër-domenale, konfrontimi hapësinor i bazuar në inteligjencën artificiale dhe operacionet e kontrollit kognitiv”.

Lexo po ashtu:  Nuk përkrahet propozimi për gjendje të jashtëzakonshme

Sipas “Washington Times”, e cila u referohet disa raporteve kineze, Pekini po kërkon të krijojë armë që mund të nënshtrojnë forcat armike dhe të reduktojnë forcën që i duhet kundërshtarit për t’i mposhtur ato. Armë të tilla supozohet se çorientojnë ose bëjnë konfuze forcat e armikut, duke ua lehtësuar fitoren trupave kineze.

Megjithatë, inovacioni ushtarak i Pekinit duket se nuk është produkt ekskluzivisht kinez. Vitin e kaluar, Qendra Kombëtare e Kundërzbulimit dhe Sigurisë doli me një raport që listonte pesë sektorë teknologjikë për të cilët tha se ishin thelbësorë për interesat kombëtare dhe ekonomike të SHBA-së, dhe nga të cilët fuqitë e huaja, duke përfshirë Kinën dhe Rusinë, po përpiqeshin të ndikonin ose të merrnin sekrete.

“Këta sektorë prodhojnë teknologji që mund të përcaktojnë nëse Amerika do të mbetet superfuqia kryesore në botë apo do të eklipset nga konkurrentët strategjikë në vitet e ardhshme”, tha agjencia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *