Shtetet e bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja ndaj kompanive iraniane, kineze dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, në ditët e fundit të presidencës së Donald Trump. Ndërkohë, Joe Biden, që e merr detyrën ditën e mërkurë, ka deklaruar se do ti rikthehet marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja ndaj kompanive iraniane, kineze dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, për asrye se kanë bërë biznes me Shtetin Islamik dhe me tre njësi iraniane për përhapjen e armëve konvencionale. Kjo është seria e fundit e sanksioneve, ndërkohë që Donald Trump është në pushtet deri më 20 janar, dhe synojnë të rrisin presionin ndaj Teheranit. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, njoftoi se Uashingtoni ka sanksionuar 7 kompani dhe dy persona që kanë bërë tregti të hekurit me Iranin.

Në një deklaratë të premten vonë, Pompeo tha se do të shtohen sanksionet ndaj metaleve që kanë të bëjnë me Iranin. Në këtë listë do të përfshihen 15 minerale, si disa lloje të akuminit dhe çelikut, që sipas Departamentit të Shtetit lidhen me programin bërthamor të Teheranit zyrtar, apo me programin e raketave balistike të ushtrisë. Gjatë 4 viteve në pushtet, Trump është përpjekur të rikthejë Iranin në bisedime, në lidhje me programin bërthamor dhe aktivitetet në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, presidenti i zgjedhur, Joe Biden, që do të marrë detyrën ditën e mërkurë, ka deklaruar se do ti rikthehet marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin.

Lexo po ashtu:  Gjendet anija plot me marinarë të vdekur për të cilët nuk kishte dëgjuar askush

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *