Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të premten ka marrë çmimin më të lartë të Marokut për punën e tij në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Marokut, ka thënë një zyrtar i lartë i administratës për Reutersin.

Në një ceremoni private në Dhomën Ovale, Princesha Lalla Joumala Alaoui, e cila është ambasadore e Marokos në SHBA, i ka dhënë Trumpit “Urdhrin e Muhamedit”, një çmim që u jepet vetëm krerëve të shteteve. Ishte dhuratë nga mbreti maroken Mohammed VI.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner dhe i dërguari i Lindjes së Mesme, Avi Berkowitz, kanë marrë çmime të tjera për punën e tyre në marrëveshjen Izrael-Marok, e cila u arrit në dhjetor.

Shtetet e Bashkuara në pesë muajt e fundit ka ndihmuar në ndërmjetësimin e marrëveshjeve mes Izraelit, Emirateve të Bashkuara, Bahrejnit, Sudanit dhe Marokut, për normalizim marrëdhëniesh.

Si pjesë e marrëveshjes, Trumpi ishte pajtuar që ta njohë sovranitetin e Marokut mbi Saharanë Perëndimore, pas kontestit disa dekadësh me Frontin Polisario të mbështetur nga Alegjeria.

Ekipi i Kushnerit ka punuar për arritjen e më shumë marrëveshjeve ndërmjet Izraelit dhe botës arabe. Megjithatë, tashmë nuk priten të tjera pas largimit të Trumpit.

Mediat nuk janë lejuar në ceremoninë ku Trumpit iu dhurua çmimi. Ai ka limituar shfaqjet e tij publike që nga humbja në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *