Përmes platformës e-Kosova, qytetarët do ta kenë mundësinë të nxjerrin dokumentet kryesore pa pasur nevojë të presin ne rend në komunë dhe qendrat e regjistrimeve.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla do të marrin pjesë sot në lansimin e shërbimeve të reja elektronike në portalin e-Kosova, që përfshijnë: Certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës.

Ky lansim do të bëhet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, në ora 12:00.

Lexo po ashtu:  Besa Kokëdhima i drejtohet Qeverisë së Shqipërisë: Atë energji që do ia japim Kosovës për festa, mos ia jepni borxh por faljani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *