Shërbimet sekrete ukrainase pretendojnë se Rusia është duke organizuar rekrutimin dhe mobilizimin e 500 mijë trupave të reja ushtarake që sipas tyre nis në mesin e muajit janar.

Një zyrtar i shërbimeve sekrete ushtarake, Andriy Cherniak, deklaroi për “Politico” se mobilizimi do të përfshijë disa qytete të mëdha dhe qendra strategjike industriale.

Sipas shërbimeve ukraianse vala e re e supozuar e rekrutimit lidhet me të ashtuquajturën ofensivë të re të Rusisë në Ukrainë që sipas kreut të ushtrisë ukrainase, Valery Zaluzhnyy do të ketë drejtim kryesor Kievin dhe do të përgatitet nga kalimi i Bjellorusisë.

Deri më tani Rusia ka mohuar mobilizimin e ri pasi njoftoi përfundimin me sukses të moblizimit të pjesshëm të 300 mijë trupave prej të cilave sipas presidentit të vendit, 150 mijë janë dislokuar në Ukrainë. Po kështu angazhimi i 500 mijë trupave në betejë do të binte ndesh me objektivat e deritanishme të Rusisë që ka shpallur dhe zyrtarizuar aneksimin e dy rajoneve, ndërkohë që 800 000 trupa do të nënkuptonin objektiv pushtimi të plotë.

Lexo po ashtu:  Vjosa Osmani jep shenja për koalicion parazgjedhor me LVV-në

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *