Jam në gjendje vërtet të keqe tani. Në zgjedhjet e reja partia ndoshta do të drejtohet nga një president i ri. Nuk ndihem mirë dhe jam refuzuar dy herë nga populli serb në zgjedhje dhe e kuptova se ishte koha për t’u tërhequr.

Kështu është shprehur lideri nacionalist serb, Vojisllav Sheshel. Sipas mediave serbe largimi vjen për arsye shëndetësore, duke mbyllur kështu ndoshta një nga faqet e fundit të shpërbërjes së Jugosllavisë në frymën e ideve që pasuan.

Shehel është i njohur për qëndrimet e veta publike dhe ka qenë i gjykuar në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime lufte. Duhet thënë se njësoj si të gjithë liderët e tjerë serbë të pas Jugosllavisë, ai nuk i ka ndryshuar pikëpamjet e veta. Në vitin 1998 ai dhe partia e tij iu bashkuan Milosheviçit duke qëndruar kundër vendimeve të Perëndimit për ndërhyrje ushtarake.

Lexo po ashtu:  Themeluesi i Tesla, Elon Musk bën thirrjen: “Fshijeni Facebook, sepse është kot”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *