Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar lidhur me heqjen e targave të veturave të kosovave në Slloveni, pas ndeshjes së mbrëmshme futbollistike ku shënoi fitore Kosova.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.MPJD ka njoftuar se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, ka pranuar raportime nga shtetas kosovarë për heqjen e targave të veturave të tyre.
“Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kemi pranuar disa thirrje telefonike nga shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët kanë raportuar mungesën e targave të veturave të tyre”, ka njoftuar MPJD.

Sipas informacioneve të mbledhura deri tani, dyshohet se disa veturave u janë hequr targat ndërsa ishin të parkuara.
MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve të prekur që të mos veprojnë pa njoftuar policinë vendase
“U kemi rekomanduar që të mos i lëvizin veturat pa njoftuar paraprakisht Policinë e Sllovenisë dhe pa marrë një raport zyrtar”.
Ministria ka theksuar se është duke ndjekur rastin dhe duke bashkëpunuar me institucionet relevante.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni po merret me rastin dhe po bashkërendon veprimet me autoritetet përkatëse. Ne mbetemi në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit tanë dhe me Policinë e Sllovenisë për çdo zhvillim të ri”, ka njoftuar MPJD.




