Në shtëpinë e Bayern Munich mbetet e hapur “çështja” Robert Lewandowski. Sulmuesi polak ka një kontratë të vlefshme deri në qershor 2023 por palët nuk kanë gjetur ende një akord për të vijuar bashkëpunimin.

“Bomberi” i Bayern ka përfunduar në radarët e shumë klubeve të mëdha evropiane, por gjigandët gjerman nuk kanë ndërmend të dorëzohen, besojnë ende tek Lewandowski dhe dëshirojnë që të rinovojë kontratën me të.

Sipas Bild: Bayern është i gatshëm të bëjë një çmenduri financiare për të mbajtur Levën në Mynih. Bayern është i gatshëm ti ofrojë një kontratë deri në 2025 nga ku polaku do të përfitojë jo pak por 24 milionë euro në vit.

Kjo është një shifër e frikshme, për një lojtarë të moshës së Levës, mjafton të mendosh që Mbappe pritet të përfitojë tek Real Madrid 25 milionë euro në vit.

Lexo po ashtu:  Barcelona dhe Man City njoftohen me çmimin e Skriniarit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *