Në shtëpinë e Bayern Munich mbetet e hapur “çështja” Robert Lewandowski. Sulmuesi polak ka një kontratë të vlefshme deri në qershor 2023 por palët nuk kanë gjetur ende një akord për të vijuar bashkëpunimin.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Bomberi” i Bayern ka përfunduar në radarët e shumë klubeve të mëdha evropiane, por gjigandët gjerman nuk kanë ndërmend të dorëzohen, besojnë ende tek Lewandowski dhe dëshirojnë që të rinovojë kontratën me të.
Sipas Bild: Bayern është i gatshëm të bëjë një çmenduri financiare për të mbajtur Levën në Mynih. Bayern është i gatshëm ti ofrojë një kontratë deri në 2025 nga ku polaku do të përfitojë jo pak por 24 milionë euro në vit.

Kjo është një shifër e frikshme, për një lojtarë të moshës së Levës, mjafton të mendosh që Mbappe pritet të përfitojë tek Real Madrid 25 milionë euro në vit.




