Eksperti i trashëgimisë dhe restaurimeve, Kreshnik Merxhani, ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga Gjirokastra ku po bëhen punime për restaurimin e rrugicave historike.

Në një postim në Facebook, Merxhani, shprehet se duket se zbatuesit janë në shkelje të hapur të projektit, dhe kjo që po ndodh është një turp.

“Kalldrëmet në Pazarin e Gjirokastrës -ata që u hoqën janë kryesisht të viteve 60-74. Dhe motivi i prishur së fundmi i kësaj periudhe ishte. Këto kalldrëme të ngjashme në materiale dhe teknikë, kishin fituar qytetari dhe ishin pjesë e arkitekturës së ansamblit”, shkruan më tej eksperti.

Duket se zbatuesit si gjithnjë janë ne shkelje te hapur dhe te plote te projektit! Personalisht nuk kam pse pres gjate per “rezultatin” ai do jete nje turp!

Nga njera ane sloganet banale propagantistike se e duan Gjirokastren ne cdo gure te saj dhe nga krahu tjeter heqje pa kriter e gureve te kalldremit me mjete te pa pershtatshme ne forme e menyre te pa pershtatshme.

Lexo po ashtu:  Vuçiq nuk pranon të tregojë si po furnizohen serbët e Kosovës

Kalldremet ne Pazarin e Gjirokastres -ata qe u hoqen- jane kryesisht te viteve 60-74. Dhe motivi i prishur se fundmi i kesaj periudhe ishte. Keto kalldreme te ngjashme ne materiale dhe teknike, kishin fituar qytetari dhe ishin pjese e arkitektures se ansamblit.

Tendenca diletante qe e has shpesh sot ne nderhyrje ne monumente e cila permblidhet me fjaline ” do ta bejme me mire sec ishte” eshte prezente dhe ne rastin konkret.

Ende nuk kuptohet qe ne situata si Gjirokastra historike “ndryshimi” eshte konservimi dhe kjo eshte nderhyrja kryesore. Çdo permiresim ne infrastrukture kur eshte i nevojshem duhet te kryhet me maksimumin e perpjekjes per te ruajtur materialin autentik dhe tekniken autentike.

Shpresoj qe keto shembuj krejt diletant ti kene ditet e numeruara.

Gjirokastra është tashmë një kantier ndërtimi, dhe të gjitha rrugicat do të pësojnë ndryshime. Të gjithë pllakat e gurit që janë pjesë e trashëgimisë kulturore, që është dhe pjesë e UNESCO, janë shkulur duke irrituar banorët.

Sipas informacioneve një projekt i qeverisë i financuar nga kërkon të rehabilitojë të gjithë zonën e “Qafës së pazarit”, ku preken dhe rrugicat me kalldrëmë./ Dosja.al /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  FMN i jep 1 miliard dollarë qeverisë së Lukashenkos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *