Gëzim Mekuli
/Njohës i shkencave të mediave dhe retorikës vizuele/


Shkëlzen Maliqi me propagandën dehumanizuese të Göbelsit: “Ne asgjësojmë hebrenjtë, sepse këta janë minj që bartin sëmundje dhe vdekje.” A është kjo që po kërkohet t’i bëhet Albin Kurtit?

Pamfleti i shpërndarë nga Shkëlzen Maliqi, ku Albin Kurti paraqitet në mes të minjve me mbishkrimin “Kujdes nga Kurthi”, është një akt i shëmtuar dhunë simbolike dhe propagandë me qëllime dehumanizuese.

Ky nuk është art, as kritikë politike; është propagandë agresive që synon dehumanizimin dhe poshtërimin e njeriut përmes fotografisë, dhe nxitje e dhunës fizike përmes metaforës.

Ja pse e them këtë dhe pse mendoj kështu, të nderuar lexues:
Sepse të krahasosh një njeri me minj është një formë klasike e dehumanizimit. Ai e zhvesh njeriun nga dinjiteti dhe e paraqet si “dëmtues” dhe si “sëmundje” që duhet eliminuar. Ky marifet i Shkëlzen Maliqit është një mjet i njohur i propagandës naziste politike (1933–1944) që synonte t’i largonte gjermanët nga empatia për hebrenjtë.

Ky pamflet përdor simbole që lidhen me mënyrën se si “mbyten” minjtë e dëmshëm: kurthe, shtypje, shfarosje. Kjo nuk është metaforë e pafajshme e as e paqëllimshme; është nënkuptim i qartë për dhunë fizike ndaj një personi publik, dhe si e tillë bie ndesh me çdo standard të etikës gazetareske dhe qytetare.

Efekti i tmerrshëm psikologjik i kësaj fotografie të Shkëlzen Maliqit, fotografi me kontraste të forta, me minj të zinj e kurthe për t’i asgjësuar, synon të ngjallë urrejtje, neveri, hakmarrje fizike, gjak dhe frikë ndaj Kurtit dhe ndaj secilit që mbështet Kurtin; e kjo është psikologjia naziste e urrejtjes, jo e artit.

Kjo teknikë e Maliqit është e njëjta me ato që përdori aparati nazist i Joseph Goebels kundër hebrenjve; ku ata paraqiteshin si minj dhe si sëmundje për gjermanët dhe Gjermaninë, që duhej “spastruar” dhe “shkrumbuar”. Qëllimi i pamfletit politik të Shkëlzen Maliqit është i njëjti edhe sot; të krijohet pamorja e tjetrit si rrezik biologjik, për të pranuar si normale vrasjen dhe asgjësimin e tij moral e fizik. Edhe Albin Kurti, i rrethuar nga minjtë infektues, paraqitet si “sëmundje” dhe si kërcënim infektimi për Kosovën dhe popullin e Kosovës, prandaj “duhet” edhe “asgjësuar”.

Analisti “i madh”, edhe pse mundohet të përdorë strategjitë e retorikës së Goebelsit, nuk di ta bëjë mirë; sepse nuk di të shfrytëzojë as tekst e as imazh në lojën e komunikimit.

Lexo po ashtu:  Problem nuk janë fake news, por fake society

Duke dashur të sulmojë Kurtin, shkon e denigron opozitën me figurën e kafshëzës së vogël, miut.
Si duket profesori kërkon ta ruajë opozitën në formën e reduktuar të miut. Nëse Kurtin e sheh si kurth, opozitën e sheh si një tufë minjsh. Kur dija nuk është e vërtetë, ajo rrezikon të jetë edhe e tepërt.

Konsekuent deri në fund; pamfleti i Maliqit, si ai i Goebelsit, ndjek të njëjtën retorikë dhe logjikë: ç’njerëzimin përpara se të sulmosh për asgjësim.
A jemi në vitin 1936?

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com