Florida Doçi, shqiptarja që po udhëheq epokën e inteligjencës artificiale në Microsoft, është përzgjedhur për ballinën e numrit më të ri të revistës Whoman Canada. Ajo po formëson të ardhmen e teknologjisë në Kanada dhe në mbarë botën, duke vendosur theksin tek zbatimi etik dhe human i inteligjencës artificiale.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Florida thekson se inteligjenca nuk ndërtohet vetëm nga kodi dhe të dhënat, por edhe nga dhembshuria, integriteti dhe guximi për të ëndërruar përtej kufijve. Kjo filozofi e ka bërë atë një nga zërat më të dalluar në fushën e A.I., ku punon si kërkuese shkencore në zhvillimin dhe implementimin e teknologjisë në mënyrë të përgjegjshme dhe bashkëpunuese.

Ajo është pjesë e brezit të ri të mendjeve krijuese që ndërthurin teknologjinë me vlerat njerëzore, duke ndikuar në mënyrën si kompanitë e mëdha ndërtojnë produkte që i shërbejnë shoqërisë.

Rruga akademike e Floridës është po aq e jashtëzakonshme: ajo ka përfunduar studimet në Universitetin e Windsor-it, me dy diploma në Shkenca Politike dhe Shkenca Biologjike & Bioteknologji, ndërsa më pas kreu Masterin në Shkenca Ndërdisiplinare të Shëndetit në Universitetin e Ottawa-s, ku aktualisht po përfundon doktoraturën në Shëndetin e Popullatës.

Lexo po ashtu:  Mira Murati rikthehet në skenë me startup-in e saj të AI-së, synon vlerësim prej 50 miliardë dollarësh

Historia e saj është një shembull frymëzues i fuqisë së dijes dhe përkushtimit. Florida Doçi po frymëzon një brez të ri grash shqiptare që besojnë se mund të ndërtojnë botën e së nesërmes me mendje të hapur dhe zemër të madhe.

Lexoni historinë e saj të plotë në Whoman Canada:
https://whoman.ca/dr-florida-doci-shaping-canadas-ai-landscape-with-vision-and-expertise/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com