Vazhdojnë sukseset e Shkollës Shqipe në Zvicër, kësaj radhe ajo hap dyert për fëmijët shqiptarë në Shkollën e Qytetit të Cyrihut në shkollën “Kapeli” dhe në qytetin e Wetzikon-it.

E mërkura e kësaj jave ishte një ditë gëzimi për një numër të konsiderueshëm të fëmijëve shqiptarë, të Shkollës “Kapeli” të Cyrihut dhe të shkollave fillore të Wetzikon-it. Në të dy shkollat edhe zyrtarisht filloi mësimi në gjuhën shqipe. Pas një punë disa javore me prindërit shqiptarë të këtyre vendbanimeve u arrit, që edhe zyrtarisht të fillohet më mësimin në gjuhën amtare. Nuk ka gëzim më të madh se në prag të festës së 7 Marsit – Ditës së shkollës së parë shqipe, të hapen edhe simotra të reja në vendbanimet e Zvicrës ku jetojnë shqiptarët.

Motoja, aty ku ka shqiptarë, të hapim edhe shkollën shqipe është bërë kërkesë e kohës. Dhe në këtë drejtim janë angazhuar mësues dhe prindër bashkërisht.

Dhjetëra nxënës ishin pjesë e orës mësimore të organizuar nga Shkolla shqipe në Wetzikon me mësuesen Nermine Shabani.

Lexo po ashtu:  Sot 5 vite nga vdekja e bardit së letërsisë shqipe, Dritëro Agollit

Një gëzim të këtillë përjetuan edhe nxënësit e Shkollës Shqipe në Shkollën “Kapeli” të Cyrihut, të cilët po ashtu u ulën për herë të parë në bankat shkollore me qëllim që të mësojnë në gjuhën amtare.

Në këtë pikë shkollore punon mësuesja Renata Balliu, mësues shumëvjeçare e shkollës shqipe.

Prandaj, Erioni, Lorena, Joni, Sara, Edioni, Erona, Ajani, Erina, Anisa, Soena, Arisa, Selina, Dea, Loriku, Omari, Dariani, Learti, Doni, Sara dhe të tjerët ju bëjnë apel bashkëmoshatarëve të tyre që edhe ata t`iu bashkëngjiten në shkollën shqipe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *