Kështu ka deklaruar sot për “Index”-in kroat, shkrimtari malazez, Andrej Nikolaidis, pas publikimit të rezultateve preliminare nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura pardje në Mal të Zi.

Siç dihet, në Mal të Zi pardje janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, mbase në kohë dhe rrethana të rënda të pandemisë “Covid-19”, e që pas zgjedhjeve në Serbi dhe Maqedoninë veriore, zgjedhjet në MZ janë të tretat me radhë që në kohë pandemie mbahen në rajonin e Ballkanit, dhe ky fakt sikur i demanton fuqishëm zërat e disa partive në Kosovë, se në kohë të pandemisë në Kosovë nuk “mund” të mbahen zgjedhje të reja dhe të parakohshme..!?

Nuk ka asnjë dyshim, se “fitorja” relative e dy partive opozitare pro-serbe në Mal të Zi; partisë „Za budućnost Crne Gore“ (Për ardhmërinë e Malit të Zi), partisë „Mir je naša nacija“ (Paqja është kombi ynë), bashkë me Lëvizjen qytetare, „Crno na bijelo-URA“ (E zezë në të bardhë), e udhëhequr nga shqiptari Driton Abazoviç, e ku sipas rezultateve jo zyrtare këto tri parti së bashku i kanë siguruar mbi 41 mandate në Parlamentin e MZ, e që sipas të gjitha gjasave do e formojnë qeverinë e ardhshme, është një lajm i keq, jo vetëm për forcat pro-malazeze, por njëkohësisht edhe për gjithë rajonin e Ballkanit!

Këtu mund të numërohen disa gabime që çuan në humbjen DPS-it, partisë së Milo Gjukanoviçit, siç ishte shkalla e lartë e korrupsionit, një lloj diktature kleptokrate, sidomos aprovimi i ligjit mbi pronësinë e kishave ortodokse në MZ, gjë që e hidhëroi Kishën ortodokse serbe si dhe 30% të popullatës serbe në këtë shtet, të cilat të ndihmuara nga Beogradi zyrtar bënë fushatë intensive kundër qeverisë së DPS-it në 10 vitet e fundit, etj., që sipas rezultateve preliminare duket të kenë pasur sukses në propagandën e tyre kundër sovranitetit të Malit të Zi me qëllim të rikthimit të tij nën sovranitetin e Serbisë..!?

Lexo po ashtu:  Rama ëndërronte të merrte çmimin Nobel duke shitur tokat e Kosovës

Por, ishte mjaft indikativ shqetësimi i sotshëm dhe qëndrimi i shkrimtarit malazez që e cituam në titull të këtij shkrimi, Andrej Nikolaidis, i cili plotë zhgënjim dhe skepticizëm, ndër të tjera, lidhur me fitoren e dy partive pro-serbe, në pyetjen se çka mendon për rezultatin e zgjedhjeve, ai do përgjigjet:

“Kjo është katastrofë, ne kemi mbaruar, ky vend më nuk ekziston (e ka fjalën për Malin e Zi, v.j.), vetëm se për këtë njerëzit ende nuk janë të njoftuar. Ja si e shoh unë të ardhmen e afërt; Dritan Abazoviç do formojë një koalicion skizofrenik, tani veç i formuar, vetëm për ta larguar Gjukanoviçin nga pushteti. Kjo gjë ka marrë fund, por çfarë e lidhë URA-në (e Dritan Abazoviçit) që të bën koalicion me të “zinjtë”, e që do kenë numër solid për ta formuar qeverinë; 44 me 37 deputet. Pra, “URA” do bëjë diç jo të zakonshme si anëtare e “European Greens” (Të gjelbërve evropian) që është, pra do bëjë koalicion të “Zi-Gjelbër”, një lidhje kjo të cilën e kanë bërë bashkë Vuçiçi dhe Amfilohije. Unë jam shumë i sigurt se evropianizimi i MZ nuk është prioritet i Daka Davidoviçit dhe Amfilohije Radoviçit, të cilët me neveri të madhe flasin për Bashkimin dhe civilizimi evropian. Kur ta heqin Abazoviçin qafe, çfarë do t’i mbajë ata së bashku, elektorati i Gjukanoviçit do prishet, dhe parashikimi im është që, nëse jo me votat e Parlamentit, atëherë ky koalicion do të organizojë referendum popullor i cili do e voton largimin e MZ nga Pakti i NATO-s..”, thotë Nikolaidis.

Lexo po ashtu:  Miqtë e rremë të demokracisë

Ajo që më së shumti na intereson neve shqiptarëve, është pa kurrfarë dileme fakti, se çfarë qeverie do të formohet në Podgoricë ditët në vijim, nga partitë që duan ta mbrojnë pavarësinë e Malit të Zi nga presionet dhe shantazhet e vazhdueshme që Podgoricës i kanë ardhur nga Beogradi zyrtar dhe nga opozita e brendshme serbe, që me gjasë ky koalicion do e formon qeverinë e ardhshme, atëherë shtrohet pyetja, se çfarë mund të ndodhë në raportet midis Kosovës dhe Malit të Zi, kur dihet se partitë serbe ishin kategorikisht kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e qeverisë së Milo Gjukanoviçit, të cilët po ashtu kanë bërë çmos që Malin e Zi ta shndërrojnë në “Republika Srpska” brenda Serbisë!

Dhe, ajo që paraqet nyjën “gordiane” të gjithë këtij lëmshi politik i krijuar pas fitores së Lëvizjes qytetare “Ura” të Dritan Abazoviçit, nga i cili sipas analistëve të shumtë politik do varet se çfarë qeverie do formohet në Mal të Zi, si dhe cila do jetë e ardhmja e këtij vendi, ajo pro-perëndimore brenda BE-së, apo kthimi i MZ nën Serbinë e madhe dhe Rusinë, e që do ketë pasoja të paparashikueshme për rrjedhat politike dhe strategjike në Ballkanin perëndimor, por edhe më gjerë në Evropë!

Lexo po ashtu:  Grenell, si provokator në shërbim të mitit serb

Mirëpo, sipas vlerësimeve të disa analistëve të cilët i njohin mirë rrjedhat politike në Mal të Zi, radhitja e Dritan Abazoviçit në krahun nacionalist-shovinist-çetnik-ortodoks të Miodrag Daka Davidoviçit, ish ministër i Ratko Mlladiçit në BH, e jo në krahun evro-perëndimorë të forcave demokrate malazeze, fati politik i tij dhe jo vetëm, do varet pikërisht nga vendimi e tij personal dhe jo nga forca politike që paraqet Lëvizja ose koalicioni “URA” në Mal të Zi..!? /Rexhep Elezaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *