Prej që e shpalli kandidaturën për shefe të shtetit, Vjosa Osmani është bërë cak i sulmeve, shkruan Syri.net Kosova.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Sulmet, kritikat e, edhe ofendimet nuk iu ndalën Vjosa Osmanit për asnjë moment, qoftë me anë të rrjeteve sociale, qoftë direkt prej debateve televizive nga kundërshtarët e saj.
Por të gjitha këto, nuk u bëri përshtypje aspak Organizatave Joqeveritare të Grave.

OJQ-të, që zakonisht jemi mësuar t’i shohim me reagime të ndryshme kur bëhet fjalë për një grua, e madje deri në organizim të marsheve të ndryshme, kësaj radhe si duket e kanë mbyllur gojën, duke mos bërë as edhe një reagim të vetëm në lidhje me këtë situatë.
Kjo mosmbështetje e zgjedhjes së Osmanit për presidente nga ana e shoqërisë civile, vërehet qartë në faqet e tyre zyrtare ku nuk kanë bërë asnjë deklaratë.

Pikërisht për këtë temë, ka reaguar edhe kritiku i mediave, Gëzim Mekuli, përmes një postimi në Facebook, i cili thotë se shoqëria civile akoma nuk ka reaguar e as që ka bërë ndonjë deklaratë në lidhje me horrorin politik e psikologjik që po u bëhet qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.
Derisa thotë se OJQ-të nuk do të ishte mirë të kalkulonin, përcjell Syri.net Kosova.
“Shoqëria civile duhet të jetë gardian i civilëve (qytarëve) të shtetit, pa dallim gjinie, feje, kombi a statusi social. Është shumë me rëndësi të nënvizohet se kurë, me kohë apo shumë vonë, pra në cilën kohë, bëhet reagimi publik. OJQ-të duhet të jenë prodhuese të opinionit publik, pra duhet të prinë me ide, me kritika e me këshilla, e jo të jenë të varur e të frikësuar nga idetë mu sikurse ai “viqi që shkon pas lopës” . Shoqëria civile, të dashur lexues, duhet të jetë lidere e proceseve, ideve, opinioneve dhe e kritikës publike, e asesi bisht i mendimeve, ideve, veprimeve dhe kritikave dominuese, që janë prodhim i “spin doktorëve” të mediave të sunduesve e të vetë sunduesve”, ka shkruar ai.
Dy tentativa për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e vendit, dështuan mbrëmë gjatë seancës së jashtëzakonshme. Ndonëse në sallë kishte kuorum të mjaftueshëm për zgjedhjen e presidentit, prej 82 deputetësh, në kutin e votimit u vendosën vetëm 79 vota. Kjo pasi tre deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj nuk luajtën nga vendi për të votuar.




