Një grua ka shpenzuar rreth 185,000 paund për të blerë maska ​​për fytyrën gjatë shpërthimit të koronavirusit por ka marrë një kuti boshe të dërguar nga mashtrues të dyshuar në internet.

Banorja 27-vjeçare e Kinës e njohur me mbiemrin e saj Gao, shpresonte të blinte mallrat e kërkuara dhe pastaj t’i shiste ato për fitim gjatë krizës shëndetësore.

Duke kërkuar për shitës me pakicë online Gao ka rënë në kontakt më mashtruesit duke pretenduar se kishin një numër të madh maskash me një çmim të lirë.

E kënaqur nga oferta, zonja Gao transferoi shumën e parave por ajo mori mbrapsht vetëm një kuti bosh.

Pas denoncimit të rastit policia ka ngritur një hetim special duke arrestuar 5 mashtruesit dhe duke i kthyer paratë mbrapsht zonjës e cila kishte rënë preh e mashtrimeve në internet.

Lexo po ashtu:  Mos e mirëprisni rikthimin e dikujt që ju lëndoi vetëm sepse ndiheni të vetmuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *