2. Ata që ankohen më shumë, janë ata që vuajnë më pak.
– Publio Cornelio Tacito
3. Kur një njeri i mirë vuan, të gjithë ata që e pandehin veten të mirë, duhet të vuajnë me të.
– Euripides
4. Të vuash në mungesë të dikujt që dashuron është një e mirë, krahasuar me të jetuarit me dikë që urren.
– Jean De la Bruyére
5. Të gjithë të lëndojnë gjatë jetës: ty të mbetet të vendosësh, se për kë ia vlen të vuash.
– Bob Marley
6. Vuajtja është i vetmi mjet i vlefshëm për të prishur gjumin e shpirtit.
– Saul Bellow
7. Tetëmbëdhjetë vjeç është një moshë e mirë për të vuajtur, ku zotërohet e gjithë forca e nevojshme pa patur asnjë mbrojtje.
– William Golding
8. Mund të jenë të këqij vetëm njerëzit që nuk e kanë provuar dhimbjen, sepse kush e ka provuar, nuk mund të dojë që dikush tjetër të vuajë.
– Carlo Cassola
9. Shpirtrat e mëdhenj dinë të vuajnë në heshtje.
– Friedrich Schiller
10. Njeriu që ka frikë të vuajë, tashmë e vuan frikën e tij.
– Michel de Montaigne
11. Njeriu ka lindur për të vuajtur, dhe ia del më së miri.
– Roberto Gervaso
12. Kush nuk ka vuajtur si një qen, nuk shkruan si një hyjni.
– Marie von Ebner-Eschenbach
13. Ka shumë vuajtje që i japin forcë shpirtit.
– Joseph Joubert
14. Vuajtja: ky është i vetmi shkak i vetëdijes.
– Fyodor Dostoevski
15. Më shumë se prej shtypjes, vuaj prej heshtjes së botës.
– Martin Luther King
16. Optimistët vuajnë pa ankuar. Pesimistët ankojnë pa vuajtur.
– Dumitru Farcas
17. Askush nuk mund ta dijë, përveçse pas një nate vuajtjesh, sesa i ëmbël mund të jetë mëngjesi.
– Bram Stoker
18. Nëse vuan më shumë se të tjerët, mos u çudit, një shpirt i madh ndjen më shumë dhimbje se një shpirt i vogël.
– François-Rene de Chateaubriand
19. Ka femra që preferojnë të mos bëjnë të vuajnë shumë meshkuj njëkohësisht dhe zgjedhin të përqendrohen mbi një të vetëm: këto janë femrat e ndershme.
– Alfred Capus
20. T’i përjetosh fatkeqësitë para se të vijnë, është t’i vuash dy herë.
– René Barjavel
21. Askush nuk vuan për shumë kohë, përveçse për faj të vet.
– Michel de Montaigne
22. Nëse dashuron, vuan, por në këmbim ke dashurinë. Nëse nuk dashuron, vuan njësoj e nuk ke asgjë në këmbim.
– Giulia Carcasi
23. Dashuria vuhet, por sa më shumë vuhet me përkushtim, aq më të fortë na bën.
– Hermann Hesse
24. Vuajtja është dhuratë. Në të fshihet bekimi.
– Jalaluddin Rumi