Mendoni për të gjitha momentet ku përdorni fjalën “më fal” gjatë një dite.

Sigurisht që “më fal” duhet përdorur kur përplaseni me dikë, apo kur ju duhet të anuloni planet e bëra me një mik. Por, ka dhe disa “më fal” të panevojshme. “Më fal, por kjo është një ide e mirë” gjatë një mbledhje, “më fal nëse të bezdis” kur rezervon një takim te parukierja, “më fal, është derdhur një kuti qumështi” në supermarket.

Sociologia kanadeze Maja Jovanovic beson se “më fal” që ne përdorim gjatë ditës na lëndon. Kjo shprehje na bën të dukemi më të vegjël, më të ndrojtur se sa jemi, duke zvogëluar kështu vetëbesimin tonë.

“Herën tjetër kur të jeni përballë dikujt”, thotë Jovanovic, “ju mund të thoni, ‘Të lutem vazhdo’ apo ‘Pas teje’. Gjatë një mbledhje në vend që të thoni “Më falni që ju ndërpres” thoni më mirë “Po sikur,’ ‘Unë kam një ide,’ ‘Do doja të shtoja’ apo ‘Pse nuk provojmë këtë?’. Qëllimi është të tregohemi të sjellshëm pa e minimizuar veten.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Çfarë ndodh kur nuk lani dhëmbët?

‘Më fal’ duhet shmangur edhe në mesazhe apo email-e pune. Për email-et Jovanovic thotë “Ekziston një plug-in në Google Chrome i quajtur ‘just not sorry’, i cili do t’ju njoftojë për të gjitha faljet e panevojshme”. Ndërsa për mesazhet ajo tregon: “Secili prej nesh i është përgjigjur një mesazhi të pa-hapur me “Më fal”. Mos kërkoni falje, më mirë thoni ‘Isha duke punuar’, ‘Isha duke lexuar’, ‘Isha në timon’, etj. Çfarëdo qoftë është më mirë se të kërkosh falje”.

Dhe madje në rastet kur doni të thoni “më fal”, mund të përdorni fjalën magjike “Faleminderit!”.

Cilat janë rastet kur “faleminderit” mund të zëvendësojë një “më fal”? Kur jeni duke biseduar me një mik dhe kuptoni se ju keni folur gjatë gjithë kohës. Në vend të ‘Më fal që gjithmonë ankohem’ apo ‘Më fal që vetëm shfryhem’, ju mund të thoni ‘Faleminderit që më dëgjon’, ‘Faleminderit që je këtu me mua’ apo ‘Faleminderit që je miku apo mikja ime’.

Lexo po ashtu:  Ja pse zemërimi është reagim emocional që të shkatërron. Ty, e jo armikun!

Të njëjtën gjë bën dhe një kamarier i sjellshëm kur ju lë të prisni. Ai nuk thotë “Më fal, por kam shumë ngarkesë sot. Pra, ju do të merrni?”, por ai zgjedh të thotë ‘Faleminderit që më pritet’.

Kjo nuk është një shprehje që duhet hequr nga fjalori, por duhet përdorur më mirë për të mos u ndjerë keq. Mos thoni “Më fal” pa ditur vërtet arsyen pse po e përdorni.

/TEDX /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *