“Asgjë nuk e bën një femër më të bukur, se sa besimi i saj në vete se është e bukur”.

“Është e vështirë të jesh femër. Ti duhet të mendosh si një burrë, të sillesh si zonjë, të dukesh si vajzë dhe të punosh si kalë”.

“Një femër me vlera është si arti. Mund të mos jetë e bukur, por të bën të ndihesh bukur në praninë e saj”.

“Një femër e suksesshme është ajo që mund të ngrejë kështjella të larta nga gjithë gurët që hedhin drejt saj”.

“Një femër duhet të mendojë si një mbretëreshë. Një mbretëreshë nuk i trembet humbjes, pasi humbja për të është si një shtysë drejt madhështisë së mëvonshme”.

“Mos u bëj një femër që ka nevojë për të pasur pranë një mashkull. Bëhu një femër, për të cilën një mashkull ka nevojë ta ketë pranë”.

“Një femër e fortë dashuron, fal, largohet, përpiqet dhe arrin, pavarësisht me sa pengesa e vë jeta në provë”.

Lexo po ashtu:  Pse marrëdhëniet moderne janë kaq të palumtura…?

“Vajza mund të rritet më shumë se prehëri yt, por nuk do të rritet asnjëherë më shumë se zemra jote”.

“Vajza është kujtimet e lumtura të së shkuarës, kujtimet e gëzueshme të së tashmes dhe shpresa e premtimi i të ardhmes”.

“Ti do të jesh modeli i saj i parë, mikja e saj e parë, dashuria e saj e parë. Ti je nëna e saj dhe ajo është e gjithë bota jote. Eshtë vogëlushja jote”.

“Të dua për vogëlushen që ishe dikur, për gruan e mrekullueshme që je sot, dhe për vajzën e çmuar që do të jesh gjithmonë”.

“Nuk dua që ime bijë të ecë në gjurmët e mia. Dua të ecë në shteg krah meje dhe të shkojë edhe më larg se sa unë”.

“Për botën, ti je thjesht një nënë. Por për vajzën tënde, ti je bota”.

“Të dashura bija, nëse do t’ju jepja një dhuratë në jetë, kjo do të ishte aftësia për të parë veten tuaj me sytë e mia”.

“Nënë dhe bijë, është një lidhje speciale që shtrihet ndër vite. Përmes të qeshurave, meraqeve, buzëqeshjeve dhe lotëve. Një ndjenjë besimi që nuk mund të thyhet, një thellësi dashurie që nuk përshkruhet me fjalë, një miqësi sa vetë jeta që ndërtohet mbi përqafime dhe puthje, ngrohtësi dhe kujdes, nënë dhe bijë, me zemrat e tyre si një e vetme. Një lidhje që nuk zgjidhet dot kurrë”.

Lexo po ashtu:  Si të rinoni lëkurën pas të 40-ve, kujdesi që ju duhet

“Nëna është ajo që mund të zërë vendin e gjithë të tjerëve, por vendin e të cilës nuk e zë dot askush”.

“Bija është ajo me të cilën qesh, ëndërron, dhe dashuron me gjithë zemër”.

“Miqtë janë ilaçi për një zemër të lënduar dhe vitamina për një shpirt të pashpresë”.

“Miqtë e vërtetë janë të vështirë për t’u gjetur, shumë të vështirë për t’i lënë të shkojnë dhe e pamundur të harrohen”.

“Miqtë tregojnë dashurinë e tyre në momente telashi, jo lumturie”.

“Miqtë e vërtetë nuk janë asnjëherë të ndarë. Ndoshta të ndarë nga distance, por jo nga zemra”.

“Shoqëria nuk është një gjë e madhe. Është bashkimi i miliona gjërave të vogla”.

“Miqtë e vërtetë nuk ndihen keq, kur ti i shan. Ata buzëqeshin dhe të quajnë ty diçka më të rëndë më vonë”.

“Miqësia ka të bëjë me besimin ndaj njëri-tjetrit, ndihmën ndaj njëri-tjetrit, dashurinë ndaj njëri-tjetrit dhe çmenduritë që kaloni së bashku”.

“Janë miqtë që takojmë përgjatë rrugës që na bëjnë ta vlerësojmë rrugëtimin tonë”.

Lexo po ashtu:  Babadimni prej Lubotenit

“Miqtë e mirë janë si yjet. Nuk i shohim përherë, por ne e dimë se ata janë gjithmonë në qiell”.

“Një mik i vërtetë të pranon për atë që je dhe të ndihmon për t’u bërë a/ajo që do të bëhesh”. 

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *