Një nga urdhrat ekzekutivë të firmosur nga presidenti Trump është pezullimi i menjëhershëm i të gjitha fondeve dhe projekteve të SHBA-ve në vende të tjera të botës.
Këtu përfshihet asistenca teknike që është dhënë për SPAK, për reformën në drejtësi në Shqipëri, për BKH, të gjitha projektet e USAID-it, të gjitha projektet e Ambasadës Amerikane
Kështu është shprehur në një intervistë Edi Harxhi, berishiane e të gjitha orëve në një intervistë për një televizion.
Ndërkohë Baton Haxhiu, një njeri që del në ekran shpesh ka thënë se meqenëse Shqipëria po negocion me BE-në, atëherë nuk do ketë nevojë për prokurori speciale si SPAK dhe Berisha me Ramën do miratojnë një ligj të ri penal që e nxjerr jashtë loje SPAK. Haxhiu vilaxhiu është thirrur disa herë në SPAK dhe është subjekt i interesuar që gjërat të vazhdojnë siç ishin.
Ndërkohë që Harxhi nuk do të shtojë se pezullimi i fondeve nga Trump nuj nënkupton ende tërheqje mbështetjeje, se pezullimi është vetëm për 90 ditë dhe do rikonfirmohet pas verifikimeve për çdo projekt dhe se aktet e fundit të sanksioneve ndaj njerëzve në Ballkan i referohet një urdhëri ekzekutiv të miratuar nga Trump në mandatin e parë.
Nuk është çështja këtu. Çështja është se asnjë palë e politikës nuk është e interesuar për drejtësinë, as atë minimalen për të cilën është kaq i shqetësuar edhe ndonjë yll avokat. Haxhiu është zëdhënës i të gjithëve, llapës vullnetar i çdo palaçollëku. Mjafton të shohësh parathëniet e tij për Kurtin pas Banjskës të kuptosh se për çfarë bëhet fjalë. Ndaj qëndrimi i tij është sa hall personal aq edhe zëdhënie e politikës.
E nëse është kështu pse atëherë Edi Rama e krijoi SPAK-un siç mburret përherë? Sa për idenë e vilaxhiut se nuk ka nevojë për SPAK në rast se po negociojmë me BE-në është e rastit të kujtojmë se Italia e maksiprocesit dhe Prokurorisë Antimafia në vitet ’90 të shekullit të kaluar ishte anëtare prej kohësh. Ka hallin e vet ndoshta ky zdrale morale e rrugës Tiranë-Prishtinë, dhe kuptohet.
Por ku përpiqet të japë mend e të bëjë diversion të provokon neveri që mund të kurohet vetëm me groteskun e ndonjë vilaxhiu tjetër që po do të bëhet modë në gazetari.
s.zaimi