Është për keqardhje kur ndëgjon deklaratat e Mustafës dhe Veliut e sidomos kur ato janë në sinkron të plotë me Thaçin dhe PDK.

Po e vërtetojnë se asnjë herë dhe në asnjë formë nuk e kanë qëllim interesin e qytetarit, sot Kur të gjithë jemi të mobilizuar për të mbrojtur qytetarët nga COVID-19.

Kjo frymë e bllokimit dhe sabotazhës ka qenë edhe kur është refuzuar koalicioni parazgjedhor, edhe në kohën e presionit të parësyeshëm në negociata, deklaratat kundërthënse dhe ngathtësia e plotë për të vepruar mbrenda ministrisë së punëve të mbrendshme. Si duket puna e mirë e rezultatet e mëdha dhe suksesi I çdo ministrie tjetër kanë frikësuar Veliun.

Shpresë ka meqë në LDK ka edhe udheheqës edhe votues që e duan Kosovën më shumë se Veliu, Mustafa dhe Hoti.

Lexo po ashtu:  Kryeparlamentarja në terr informativ, s’di çfarë marrëveshjesh nënshkroi Kosova me ndërmjetësim të Grenellit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *