Zëvendësministri Julian Hodaj ka zhvilluar sot një takim në Ministrinë e Brendshme me anëtarët e Komisionit Parlamentar të Sigurisë së Kosovës dhe anëtarët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë.

Hodaj shprehet se, në takim u vlerësua bashkëpunimi policor mes dy vendeve në luftën kundër krimit ndërkufitar dhe krimit të organizuar, si dhe ndihma e madhe që jep në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare Policia e Shtetit për kolegët e Kosovës.

“Bashkëndamë me deputetët nevojën për lehtësimin e mëtejshëm të masave në kufi, sidomos gjatë shtimit të flukseve në sezonin e verës apo gjatë festave. Informova deputetët mbi përfitimet e qytetarëve bazuar në marrëveshjet e miratuara për lejet e qëndrimit, për banorët e zonave kufitare deri në 30 km si dhe hapjen e PKK Shishtavec”, tha Hodaj.

Hodaj informoi se gjatë takimit interes të posaçëm pati mbi disa nisma të Ministrisë së Brendshme për trajtimin me pension të parakohshëm të punonjësve të Policisë së Shtetit.

“Gjithashtu u theksua domosdoshmëria për rritjen e forcës goditëse për krimet ndërkufitare si dhe intensifikim në shkëmbimin e informacionit për kapjen e personave që tentojnë t’i shmangen drejtësisë”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Serbia vë kushte për vijimin e dialogut me Kosovën: Të zbatohet marrëveshja për Asosacionin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *