Shqipëria është projekt – Kosova është aksident. Aksident i shkaktuar më 1912/13 dhe i përsëritur edhe disa herë tjera, i fundit prej të cilëve është Plani i Ahtisarit, me të cilin nuk ndodhi bashkimi por ndalimi.

Me përfshirjen e Kosovës në Shqipëri nuk shuhet Kosova (ashtu siç nuk janë të shuara Shkodra e Malësia, apo Vlora e Toskëria), por përformësohet e përforcohet Shqipëria, ndërsa shqiptari del në një pozitë më të favorshme.
Shqiptarët janë në gjendje të keqe sepse janë të ndarë. Shqiptarët janë në kushte më të vështira sepse kanë qëndruar më gjatë të ndarë. Këtë gjendje – të ndarë, më së shumti e dëshirojnë ata që duan t’i shohin të dobët. Por ne nuk duam të jemi të dobët. Ne duam të jemi të fortë, prandaj e duam bashkimit.

Çështja e Kosovës zgjidhet përfundimisht kur ajo të bashkohet me Shqipërinë, por kjo nuk e zgjidhë përfundimisht çështjen shqiptare, sepse ajo është çështje akoma më e madhe.
Historia e ndërtimit të kombit shqiptar nuk ka nisur me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Përpjekjen e madhe mbi njëqindvjeçare për bashkim s’mund ta shmangë asnjë lumir!

Lexo po ashtu:  Agresioni i mundshëm Rus mbi Ukrainën dhe Kosova

Ushtritë tona Çlirimtare nuk luftuan nën flamurin aksidental ahtisarian, por nën flamurin shqiptar. Sepse, Kosova dhe viset tjera shqiptare rreth saj, janë Shqipëri. Sepse janë pjesë të saj, që fatkeqësitë historike i shkëputën me përdhunë prej saj.
Njeriu gjithmonë përpiqet t’u qëndroj fatkeqësive, t’i përballoj ato, duke i riparuar edhe rrjedhojat rrënimtare që prodhojnë ato. Dhe këtë e bënë me instinktin natyror të mbijetesës. Prandaj nuk iu nënshtrohet kurrë pasivisht pasojave të atyre fatkeqësive.
Kështu bënë edhe populli. Kështu do të bëjë edhe kombi shqiptar./Basri Kodra/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *