Është mbyllur me rezultatin 1-1 përballja mes Moldavisë dhe Shqipërisë.

Në minutat e para të takimit, ishin vendasit ata që dominuan lojën, ndërkohë, ishte minuta e 24’ e sfidës ku Taulant Seferi fitoi një penallti e cila u ekzekutua nga Cikalleshi, duke i dhënë  avantazhin Shqipërisë.

Në pjesën e dytë, ishte përsëri Seferi ai cili ka tentuar të nga distanca dhe nga një pozicion i prirët, por nuk gjen portën.

Në minutën e 62, një aksion i gjatë i Shqipërisë me Mitajn që fton Seferin, ky i fundit pason për Dakun, por zgjatja e sulmuesit nuk mjafton me topin që kontrollohet nga portieri moldav.

Në minutën e 87, ishte Baboglo ai i cili përfitoi nga rrëmuja në zonë dhe  mposhti mbrojtjen kuqezi, duke barazuar rezultatin.

Lexo po ashtu:  “Perla” e Lenjanit nuk mjafton, Islanda befason në “frymën e fundit” kuqezinjtë