Autoritetet shqiptare kanë marrë vendim që të ndalohet hyrja e veturave nga Kosova. Ky vendim është marrë si masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit.

Përjashtim në këtë vendim bëjnë veturat e shëndetësisë, veturat komerciale dhe veturat qeveritare. Vendimi ka filluar së aplikuari që nga ora 06.00 e mëngjesit të sotëm. Vendimi aktualisht është në fuqi deri me datë 15 mars, në ora 24:00.

“QKMK ju njofton: për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë.

• Duke filluar nga data 13/03/2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për të gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës.
• Do të lejohet hyrja vetëm e veturave të shëndetësisë / ndihmës së shpejt , automjeteve komerciale ( ata të cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare.
• Kjo masë do të zgjasë deri më datë, 15/03/2020 në ora 24.00: thuhet në vendimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Lexo po ashtu:  "Patëm vendosur të çonim ilaçe në Afrikë… por, tek të gjithat shkruhej: pas buke!", Thënie nga Bukowski

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *