Të enjten, më 16 mars, shqiptarët e Amerikës do të protestojnë kundër  “presionit ndaj Kosovës”.

“Udhëheqësit e Kosovës dhe populli i saj, bashkë me ne, nuk guxojmë të lejojmë apo legjitimojmë defunksionalizmin e shtetit të Kosovës”, ka njoftuar në Facebook veprimtari shqiptar në SHBA Uk Lushi.

“Gjaku i dëshmorëve të UÇK-së, viktimave dhe puna e miliona shqiptarëve nuk duhet të shkelet”, ka shkruar tutje Lushi.

“Të enjten, me Kosovën dhe për Kosovën, për drejtësi, të gjithë bashkë”, thuhet tutje në njoftimin e Lushit i cili ka dhënë edhe informacione tjera për lokacionet e protestës dhe organizatorët.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10225159698321990&set=a.1452435153300&type=3

Lexo po ashtu:  Cili është shteti më i shkolluar në botë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *