Është gjithnjë duke u rritur numri i qytetarëve të BE-së që po marrin pasaportën gjermane. Siç njofton Instituti Federal për Kërkime të Popullsisë në Wiesbaden, rreth 36,000 njerëz nga vendet e tjera të BE-së kanë marrë nënshtetësinë gjermane gjatë vitit 2018, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA. Kjo do të thotë që çdo e treta pasaportë e lëshuar rishtas i shkon një qytetari të BE-së.

Megjithatë, shumica e njerëzve të natyralizuar vazhdojnë të vijnë nga vendet jashtë BE-së, të ashtuquajturat vende të treta, transmeton albinfo.ch. Instituti i kërkimit i ka publikuar këto shifra saktësisht në ditën kur u mbushën 20 vjet nga hyrja në fuqi e ligjit të reformuar të shtetësisë.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian në vitin 2004 dhe 2007, si dhe largimi që parashihej i Britanisë së Madhe, kanë rritur kohët e fundit numrin e shtetasve të BE-së që kanë marrë pasaportën gjermane.

Me 6.300 natyralizime, britanikët përbënin grupin më të madh në vitin 2018, të ndjekur nga polakët (6.200) dhe rumunët (4,300).

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i njerëzve të natyralizuar nga vendet e treta po bie çdo vit: nga 181,000 sa ishin në vitin 2000 ai, në vitin 2018 ka rënë në rreth 75,000.

Lexo po ashtu:  Raporti i "Rand Corporation": Mund të ketë grusht tjetër shteti në Turqi

Më së shumti pasaporta gjermane kanë marrë njerëzit nga Turqia (16.700), Iraku (4,000) dhe Kosova (3,800).

Me ligjin e shtetësisë, të reformuar në vitin 2000, ishte shkurtuar në 8 vjet koha e qëndrimit në Gjermani, e nevojshme për të aplikuar për pasaportën e vendit, transmeton albinfo.ch. Po ashtu, shtetasit e vendeve të BE-së, në bazë të këtij ligji lejohen që ta mbajnë edhe shtetësinë e tyre, krahas asaj gjermane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *