Këshilli Kombëtar i shqiptarëve në Luginën e Preshevës po mendon ta padisë ministrin serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulinin për shkak të përdorimit të termit “Šiptari” për shqiptarët, ka deklaruar kryetari i këtij Këshilli, Ragmi Mustafa.

“Kështu po nënçmohen shqiptarët dhe ata po vihen në rendin e dytë të qytetarëve. Kjo është gjuha fyese e viteve të nëntëdhjeta të shekullit të shkuar. Shqiptarët nuk duhet të etiketohen kështu. Kjo gjuhë e Vulinit tregon se ne nuk jemi pjesë e kësaj shoqërie”,ka thënë për rel Mustafa.

Mustafa ka theksuar se incidentet para furrës së shqiptarit në Beograd janë pasojë e retorikës që promovojnë mediet por edhe disa zyrtarë në Serbi .

Vulini dje kishte përsëritur se “ndarja me Šiptarët” është zgjidhja për Kosovën.

Ministri serb i Mbrojtjes ka kohë që e përdor termin ofendues “Šiptari” për shqiptarët .
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Fjalimet e 28 Nëntorit, gjithëpërfshirëse apo përjashtuese!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *