Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Greqia ka në plan të ripopullojë zonat e banuara përgjatë kufirit me Shqipërinë, për të luftuar fenomenin e reduktimit të popullsisë me një paketë financiare deri në 10,000 euro për familje dhe paradhënie prej 50%.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sipas mediave greke, pjesë kyçe e këtij plani janë bashkitë e Sulit dhe Filatit në Thesproti, si dhe ato të Pogonit e Konicës pranë Janinës, që historikisht kanë qenë të populluara edhe nga çamët, të cilët u dëbuan masivisht drejt Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Për shkak se këto treva hyjnë te zonat e izoluara malore që u braktisën ndër vite, projekti parashikon edhe investime të drejtpërdrejta në infrastrukturë, përfshirë hapjen e kopshteve, shkollave dhe klinikave shëndetësore.

Programi synon zbutjen e dyndjes drejt metropoleve dhe krijimin e mundësive të reja në zonat e braktisura. Aplikimet nisin në tetor.

Lexo po ashtu:  Ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, e thotë përsëri: - Kosova është krahinë e Shqipërisë. Evropa u ka borxh shqiptarëve

Përfitues është kushdo që jeton dhe punon me dokumente të rregullta në Greqi, përfshirë nomadët digjitalë, pasi kushti i një parakontrate pune është hequr.

Veç brezit kufitar me Shqipërinë, projekti përfshin edhe rajone të tjera përgjatë kufijve me Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Turqinë.

Plani fillestar nisi me ripopullimin e ishullit të largët të Kastellorizos, ku Athina synon të fuqizojë pretendimet e saj sovrane dhe të sigurojë zonat vitale ekonomike detare në Mesdheun Lindor mes tensioneve me Turqinë, duke garantuar një prani të vazhdueshme civile e ushtarake. /Tv Klan

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com