Qytetarët e Kosovës nuk e kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Mospajtimet e tyre kanë të bëjnë me pikën për liqenin e Ujmanit dhe lidhjen e infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik.

Për Ejup Dervishollin kjo marrëveshja e cila përmban 16 pika nuk do të duhej të nënshkruhej fare. Ai madje thotë se me këtë marrëveshja tashmë Serbia ka ardhur në Kosovë.

“Ne nuk po na duket mirë… E kemi sjell Serbinë në Kosovë vetë.. Kalimi i saj nëpër të gjithë Kosovën prej këtu deri në Durrës deri në detin Adriatik”, tha ky qytetar.

Edhe për Rrahman Rrahmanin marrëveshja e Uashingtonit e nënshkruar javën e kaluar nuk është e kënaqshme për shtetin e Kosovës.

Rrahmani thotë se përmes këtij dokumenti janë arritur plane të kamotshme të Serbisë.

“Nuk është për t‘u lavdëruar, por jo edhe aq tepër për tu kritikuar. Por sipas mendimit tim nuk është bash e mirë…Nuk është bash e mirë sepse pikë së pari Ujmani disi po më duket nuk është ndarë bash si duhet, ndoshta edhe nuk është dashur të ndahet fare. Kjo rruga që iu ka dhënë për të rënë në Shqipëri ëndrrat e Shqipërisë dhe Serbisë kjo ka qenë gjithherë dhe e realizuan… Për mua kjo nuk është e kënaqshme as për qytetar as për shtet as për askënd. Ka sjell të mira sepse u fillua një rrugë për të arritur deri tek paqja”, theksoi Rrahmani.

Lexo po ashtu:  I jashtzakonshëm, Telefoni si “tullë”, por me bateri shumë

Ndonëse marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nuk i duket pozitive për Kosovën Fatmir Sherifi, por ai kërkon më shumë transparencë dhe detaje rreth kësaj marrëveshje.

“Nuk kisha thënë se të gjitha janë të mira…Dalja në bregdet për shembull nuk e kisha lavdëruar aq shumë edhe shfrytëzimin e Ujmanit nuk është e qartë shumë se çka kanë të drejtë ata serbët me shfrytëzua në Ujman. Me i sqarua gjërat dhe me qenë më transparent në Kuvend kishte me qenë më mirë”, tha ai.

Kosova ka bërë gabim me këtë marrëveshja thotë edhe Nazmi Binqa. Sipas tij kërkesa kryesore do të duhej të ishte kthimi i trupave të të pagjeturve.

“Gabim totalisht…së pari ne është dashur me i kërkuar njerëzit tanë që i kemi humbur dhe që i kanë masakruar, i kemi humbur pensionet I kemi humbur të gjitha të drejtat ka 20 vite që jemi si në burg është dashur këto me I kërkuar Hoti e jo vetëm të nënshkruar palidhje” , u shpreh ky qytetar.

Lexo po ashtu:  Përtërin edhe flokët më të dëmtuar: Me këtë maskë prej tre përbërësve janë ngazëllyer edhe floktarët

Gjatë ditës së premte Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë me ndërmjetësimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump kanë nënshkruar marrëveshjen ekonomike e cila u cilësua si historike për vendin.

Disa nga pikat e marrëveshjes janë edhe lidhja e infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik, si dhe një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë. /kp/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *