Dritan Goxhaj
Sot në Sërbi po zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Nuk kam ndonjë merak për Sërbin ose zgjedhjet e tyre, por ama merakosem për shqiptarët që jetojnë në jug të Sërbisë, në tre komunat autoktone Shqiptare, Preshevë, Medvegjë, Bujanoc.
Edhe shqiptarët sot kanë marrë pjesë në këto zgjedhje ashtu si kanë bërë edhe herët e tjera. Por kësaj rradhe ata u lanë totalisht vetëm.

Askush nuk u interesua për ta, as për sy e faqe, e as për përfitim politik. Kët rradhë shqiptarët në trojet e tyre shekullore në jug të Sërbisë u lanë në fatin e tyre.
U lanë duke u përpjekur në hamendësin e tyre, a të dalin e të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Sërbisë, apo të mos dalin fare.
Abandonimi i në hallin e tyre si nga Tirana zyrtare edhe nga Prishtina zyrtare u pa qartësisht gjatë kësaj jave.

Xhanëm Tirana zyrtare ka që prej vit 2000, kur atje luftohej për të drejta e bashkim me Kosovën, që jo vetëm i ka abandonuar, por edhe është përjekur me mish e me shpirt, në kohën e luftës së UҪPMB-së, që kjo luftë të mbyllej sa më shpejt, e të mos ndërkombëtarizohej, e të mos faktorizohej aspak.
Kështu i interesonte atëher Ilir Metës, si kryeministër, për hatër të Sërbisë.
E më pas kësaj lufte të mbytur, Tirana zyrtare ka vazhduar ti shohi shqiptarët e kësaj treve si pjesë përbërëse vetëm të Sërbisë, e asnjëherë nuk i ka parë ata si pjesë përbërëse të kombit Shqiptar.
Pasi, nuk e kundërshtoi, as atëherë, e as sot vendimin e Sërbisë për mos ti cilësuar Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si minoritet.
Tiranës zyrtare kjo popullsi shqiptare në trojet e veta në jug të Sërbisë i ka shërbyer dhe është kujtuar për ta vetëm kur ka dashur të shesë patriotizëm sipas aksiomës: Patriotizmi, është streha e fundit e maskarenjve. Dhe këtë e kemi parë shpesh te ne, nga të gjitha krahët politik këtu.

Lexo po ashtu:  Protesta e sotme - akt subversiv i mbetjeve të Jovivca Stanišič-it!

Nejse, Tirana zyrtare nuk më çudit me qëndrimin e saj injorues ndaj problemeve ekzistenciale të Shqiptarëve në këto tre komuna etnike shqiptare, pasi ka koh që kjo punon vtëm për interesat e fqinjëve armiq e jo të shqiptarëve.
Ajo që më çuditi, sidomos kësaj rradhe, ishte indiferenca totale e Prishtinës zyrtare, ndaj problemeve të shqiptarëve në këto tre komuna.
Edhe pse disa herë shqiptarët e këtyre tre komunave, në mënyrë të pa organizuar dhe individuale, kanë shkruar shpesh gjatë kësaj kohe, mbi dilemën e tyre të pjesëmarrjes ose jo në këto zgjedhje parlamentare të Sërbisë, Prishtina nuk denjoi aspak që t’i kushtonte sadopak vëmendje kësaj çështje.

Por jo vetëm kësaj, por edhe problemit më të madh që po vuajnë shqiptarët në këto komuna, pastrim modern etnik që Sërbia po ushtron ndaj tyre, nëpërmjet vendimit administrativ për Pasivizimin e Adresave.
Dhe Prishtina zyrtare kësaj rradhe e kishte të gjithë shancin që të mund të ndikonte jo vetëm pak, por fuqishëm në ndryshimin e kësaj politike shpopulluese anti-shqiptare serbe në këto tre komuna.

Kësaj rradhe, kancelaritë perëndimore u shqetësuan se pse Prishtina zyrtare nuk po i lejon serbët e Kosovës që të mbajnë zgjedhje të Sërbisë edhe në Kosovë.
Kjo mund të kish qënë për Prishtinën zyrtare shanci më i mirë për të detyruar këto kancelari, që të bënin presion ndaj Sërbisë për të ndaluar menjëher dhe anulluar vendimin për Pasivizim të Adresës, me kushtin për të lejuar sërbët e Kosovës që të organizojnë zgjedhje të Sërbisë në Kosovë.
Nuk do e humbiste aspak Prishtina sovranitetin në rast se do arrinte të bëntë këtë marëveshje, por do fitonte në rangun kombëtar dhe atë ndërkombëtar, si një negocuese e vendosur për fatet e popullit të saj.
Por jo Prishtina zyrtare, është vën pas rrugës së Tiranës zyrtare për injorimin e shqiptarëve që banojnë në trojet e tyre etnike në jug të sërbisë, si dhe të problemeve të tyre.
Prishtina dhe Tirana zyrtare nuk marrin as më të voglin mundim që të paktën të caktojnë një numër të caktuar vendesh në parlamentet e tyre, të rezervur për shqiptarët e këtyre trevave, dhe t’i ftojnë ata të votojnë për këta deputetë.

Lexo po ashtu:  Ndërhyrja e ambasadorëve fyen inteligjencën e shqiptarëve

Por që ta bëjnë këtë, Tirana dhe Prishtina janë të detyruara më parë t’i paisin me pashaporta shqiptarët që jetojnë në këto treva.
Dhe nëse Tirana zyrtare do e bënte një gjë të tillë, ashtu si e ka bërë Italia për Tirolin e Veriut, atëherë ata do të llogariteshin menjëherë si minoritet dhe Sërbia nuk do mund t’i Pasivizonte Adresën, pasi kështu do të duhej të jepte shpjegime dipllomatike ndaj Shqipërisë.

Por edhe ndërkombëtarisht, se pse po përzë qytetarët e një vendi të NATO-s.
Por jo, Prishtina dhe Tirana zyrtare, kanë vendosur që ti abandonojnë shqiptarët e këtyre trevave në hallin e tyre. Dhe kështu Sërbia ka kohë që i llogarit at si populli i askujt.
Dhe duke qënë se mëmëdheu (Shqipëria)i ka abandonuar, por edhe motra(Kosova) i ka lënë në hallin e tyre, ata si jetimë që kanë mbetur nuk kanë zgjidhje tjetër vetëm se të marrin pjesë masivisht në këto zgjedhje të Sërbisë.
Ku të mundohen të zgjedhin aty njerëzit e tyre më patriotë dhe ata që nuk e njohin frikën, dhe që janë të gatshëm t’i sakrifikojnë salltanetet e tyre për egzistencën e popullit të tyre, duke i ngritur fuqimisht, sidomos problemin e Pasivizimit të Adresave, nesër pasi të zgjidhen në atë parlament.

Lexo po ashtu:  “Ato që nuk u arritën me topa do të arrihen me popa”

Të zgjedhin aty njerëzit e tyre më të devotshëm që t’i kapin për xhakete, qoftë edhe duke i kërcënuar Prishtinën dhe Tiranën zyrtare, dhe sidomos Tiranën zyrtare e cila e ka të sanksionuar në Kushtetutë Neni 8, pika 1:
Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jasht kufijve të saj.
Shqiptarët në Presheve, Medvegjë dhe Bujanoc, duhet ta kuptojnë se liria nuk vjen duke u lutur, por duke luftuar.

Dhe lufta për të shpëtuar shqiptarët e këtyre tre komunave nuk bëhet vetëm në Sërbi, por ajo bëhet e duhet bërë më së shumti në Prishtinë e në Tiranë.
Të cilat i kan tradhëtuar dhe abandonuar shqiptarët në këto tre komuna.
Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, duhet ta kuptojnë se jeta e shqiptarëve në këto tre komuna, vlen më shumë se jeta e një politikani apo kryeministri ose Presidenti në Prishtinë apo në Tiranë.

Vetëm kur ta kuptojmë se atdheu është i joni dhe jo i demagogëve dhe maskarenjve, vetëm atëherë do mund t’i dalim për zot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *