Shaban Murati: Pikëpyetje të identitetit kombëtar

Megjithëse janë në shekullin e dytë të pavarësisë, shqiptarët ende nuk kanë kuptuar se kombi dhe identiteti kombëtar janë produkt i marrëveshjes, i përfaqësimit, i bashkimit dhe i konsiderimit të interesave të të gjitha krahinave të vendit, dhe jo produkt i kodit primitiv rural sipas të cilit një krahinë që grumbullon më shumë banditë fiton të drejtën që të sundojë të tjerat dhe të detyrojë gjithë kombin të këndojë folklorin e asaj krahine. Ndjekja e kësaj vije raciste brenda popullit shqiptar, vijë që çuditërisht ushqehet sot e kësaj dite nga zyrtarë shumë të lartë dhe nga media të favorizuara financiarisht nga shteti fqinj që u dogji fshatin në 1914, do të çojë te fataliteti që krahina të caktuara arriviste të shihen nga shumica e popullit shqiptar si pushtues ose më keq se pushtuesit e huaj.

Dhe kombi s’do të bëhet kurrë. Sepse një krahinë e vetme nuk bëhet dot as komb e as identitet kombëtar.
Lexo po ashtu:  Historike: Një shqiptare emërohet zëvendëspresidente e parlamentit evropian

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *