Historia e marrëdhënieve serbo-shqiptare është e pazakontë, shkruante të shtunën e përditshmja e Beogradit, “Politika”. Me asnjë popull nuk kemi jetuar bashkë më gjatë, e aq pak jemi njohur. Ç’është e vërteta letërsia dhe shkencat tona, shkruan ajo, nuk janë marrë shumë as me popujt e tjerë fqinj, transmeton Koha.net pjesë nga një shkrim më i gjatë të kësaj gazete.

“Dhe ta them, ty serb, nuk është e vështirë të afrohesh me ta, ashtu siç mendon ti; por vetëm njih veten dhe ata, pastaj puno, me zemër dhe vullnet, dhe aty do të gjesh vëllanë dhe shokun, aq të dashur; dhe me fare pak shpenzime, sa vetë do të habitesh sa lehtë do të shkojë. E di, ti serb do të më thuash: kur qenka kështu, pse këtë mësim prej tyre nuk e morën gjermanët ose italianët, ose ndonjë mbretëri tjetër që merret me këtë? Por ta dish se secilës fuqi i vjen më shumë mundim ta bëjë këtë dhe të shoqërohen me ta, sesa ty, or serb! Sepse ti nuk je fuqi, por si një moshatar i tij, prandaj shoqërohu e afrohu me ta… Kurse fuqitë nuk dinë ta bëjnë këtë, por me hapin e parë të punës së tyre me ta duan të tregojnë forcën e madhësinë, dhe t’i bëjnë fatlumë në krahët e vet, me bukurinë dhe civilizimin e pafund… Puno vëlla serb me shqiptarët dhe bëhesh mik me ta! Trokit në dyert e tyre dhe do të hapen! Puno me besnikëri dhe pa hile! Mos shpreso në ngutësinë tënde as në modestinë e tyre se do të mund t’i mashtrosh!” (Mark Milani, Jeta dhe zakonet e shqiptarëve).

Lexo po ashtu:  Kjo është gjuha e katërt që flitet në Zvicër (FOTO)

Të shtunën mbushen dhjetë vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, vazhdon shkrimi në “Politika”, transmeton Koha.net. Si bëhet që serbët dhe shqiptarët të mos gjejnë mënyrën për të bashkëpunuar si “moshatarë”, por i lanë fuqitë e mëdha t’i bëjnë të lumtura me “bukurinë dhe civilizimin e pafund”, siç e kishte thënë me ironi vojvoda e Kuçit (Mark Milani)?

Historia e marrëdhënieve serbo-shqiptare është e pazakontë. Me asnjë popull nuk kemi jetuar bashkë aq gjatë dhe aq pak jemi njohur. Ç’është e vërteta, letërsia dhe shkencat tona nuk janë marrë shumë as me fqinjët tanë të tjerë. Po të mos ishin shkrimtarët nga viset perëndimore nga Matavuli e pastaj Koçiqi, Andriqi, Qopiqi, Selimoviqi e Mirko Kovaç, ne as në traditën tonë thuaja nuk do të kishim figura letrare kroatësh e boshnjakësh. Ndërsa ata janë vëllezër tanë për nga gjuha besimesh të tjera. Fqinjët tanë nga Panonia janë përshkruar më mirë se shqiptarët (Tishma, Kish, Pekiq) në saj të traditës multikulturale të Vojvodinës. Por mungojnë bullgarët të ngjashëm me ne. Por, as në shkenca çështja s’është shumë më mirë. Të pakta janë librat që flasin për jugosllavët tanë, e lëre më për fqinjët e tjerë. Thuajse kemi jetuar të vetëm në ishull dhe jo të përzier me të gjithë këta fqinj, shkruan ndër të tjera “Politika” e Beogradit./MekuliPress /

Lexo po ashtu:  Foto e rrallë kur malësorët shqiptarë u nisën për të mbrojtur ngritjen e flamurit (FOTO)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *