GJERMANI – Organizata e Fondacionit për zbulime shkencore “Arthur Fischer”, ka vlerësuar zbulimin e dr. Halil Krasniqit, “KRASSA”, si shumë të rëndësishëm në shkencat e mjekësisë intervencionale, dhe më tepër për interesin e shëndetit të popullatës në përgjithësi.

Komponenti i “shifkës Bidirekcionale ‘KRASSA’” për trajtimin endovaskular të enëve të gjakut, të cilën e zbuloi dr. Krasniqi, kualifikohet ndër 10 më të rëndësishmet për shkencën universale, nga 200 zbulime shkencore në Gjermani.

Zbulimi

Ky zbulim, sipas dr. Krasniqit, i cili ka të bëjë kryesisht me trajtimin e arterieve dhe venave në përgjithësi, pa prerje, pa narkozë të përgjithshme, me qëndrim të shkurtër në spital, me trajtim të të gjitha enëve të gjakut, në një seancë dhe me kosto shumë të vogla, do të përdoret nga shumë mjekë, të cilët i trajtojnë enët e gjakut me metodën endovaskulare dhe intervencionale.

Për dr. Krasniqit ky çmim është shumë i rëndësishëm, pasi që ka të bëjë me vlerësimin e zbulimit dhe lehtësimin e trajtimit të pacientëve.

Dr. Halil Krasniqin, është kirurg vaskular dhe deputet i partisë politike të pavarur (FËV)Frei Wähler Vereinigung në politikën lokale, dhe drejtor i Klinikës së kirurgjisë vaskulare dhe endovaskulare në Helios-Klinikën Pforzheim, Gjermani. Po ashtu, kohë pas kohe shërben edhe në spitalin Amerikan në Kosovë, për sëmundjet që kanë të bëjnë me kirurgjinë vaskulare.

Lexo po ashtu:  Njeriu që mundi kancerin, përmes një diete të thjeshtë e të shëndetshme

Rëndësia e zbulimit

Para zbulimit të shifkës dyanësore – bidirekcionale “KRASSA”, dr. Krasniqi shpjegon se damarët e gjakut janë trajtuar me intervencional, por vetëm në një drejtim të trupit, në drejtim të zemrës ose në drejtim të këmbës.

Megjithatë, me komponentin e zbuluar nga eksperti endovaskular, pacientet përfitojnë sot në masa të mëdha shëndetësore.

Dr. Krasniqi, theksoi se duke e përdorur shifkën në trajtimin e damarëve, të sëmurit nga me stenoza, aneurizma okluzione etj, nuk kanë nevojë më t’i nënshtrohen anestezionit të përgjithshëm dhe arteriet dhe venat trajtohen me narkozë lokale.

“Në një seancë të mjekimit, mund të riparohen të gjitha arteriet e trupit, dhe nuk është i nevojshëm që pacientet të hospitalizohen disa herë në spital. Operacioni, hapja e indeve dhe arteries nuk është e nevojshme. Trajtimi i të gjitha enëve të gjakut realizohet vetëm me një shpuarje me gjilpërë. Pacientet qëndrojnë vetëm një ditë në spital. Shpenzimet janë shumë më të ultë. Pacientet mund t’i rikthehen aktivitetit fizik pas tri ditësh. Lëndimi i damarëve të gjakut dhe komplikacionet e trajtimit në krahasim me metodën e vjetër, është nën 5%”, tha dr. Krasniqi.

Lexo po ashtu:  "Babi ju manë. Qikat e vogla t'mia" – Dy drerë të vegjël shpëtohen në Deçan

“KRASSA”, sipas dr. Krasniqit, tanimë është në fazën e përdorimit ndërkombëta, dhe furnizimi në Evropë tani varet nga kushtet e ndërmjetësuesve farmaceutikë.

Por, dr. Krasniqi theksoi se kjo metodë është në praktikë edhe në Kosovë, metodë kjo e cila mund të praktikohet nga mjekët me përvojë ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *