Molos Gashi, nxënës nga Kosova, ka zënë vendin e parë në Dubai në garën ndërkombëtare të matematikës.

Lajmin e ka bërë të ditur Shkolla “Mehmet Gjevori” në Prishtinë, ku Molosi vijon mësimet.

Ai është shfaqur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, duke e ngritur kupën e fituar në arenën ndërkombëtare.

“Molos Gashi, nxënës i klasës ll-1, merr vendin e parë në Dubai në garën internacionale të organizuar nga BRAINOBRAIN ABACUS COMPETITION dhe me pjesëmarrjen e 44 shteteve arrin rezultat të shkëlqyer duke ngritur emrin e shtetit tonë në nivelet më të larta të dijes”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Lexo po ashtu:  “Kurti fashist me përvojë”, Grenellit i reagon ashpër një diplomat nga Mali i Zi. Edi Rama mbyllë gojën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *