Molos Gashi, nxënës nga Kosova, ka zënë vendin e parë në Dubai në garën ndërkombëtare të matematikës.

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Lajmin e ka bërë të ditur Shkolla “Mehmet Gjevori” në Prishtinë, ku Molosi vijon mësimet.

Ai është shfaqur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, duke e ngritur kupën e fituar në arenën ndërkombëtare.

“Molos Gashi, nxënës i klasës ll-1, merr vendin e parë në Dubai në garën internacionale të organizuar nga BRAINOBRAIN ABACUS COMPETITION dhe me pjesëmarrjen e 44 shteteve arrin rezultat të shkëlqyer duke ngritur emrin e shtetit tonë në nivelet më të larta të dijes”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Lexo po ashtu:  Kurti në mbledhjen e parë të qeverisë: Partitë i kemi në Parlament, këtu punojmë si ekip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com