Ylli botëror i muzikës, shqiptarja nga Kosova, Rita Ora, po qëndron në vizitë sot në vendlindjen e saj në Kosovë.

Këngëtarja nga Kosova feston ditëlindjen e 33’të, dhe ka gjetur që atë ta festojë në Prishtinë.

Ajo është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka shkruar sërish në platformën X për vizitën e Rita Orës.

Kurti ka thënë se me Rita Orën ka pasur një bisedë produktive, teksa ia ka uruar ditëlindjen asaj.

“Pak gjëra janë më shpërblyese sesa të jesh në shoqërinë e njerëzve që duan të japin mbrapsht, të cilët përdorin pozicionin e tyre të ngritur për të zgjatur dorën dhe për të ndihmuar të tjerët në rrugën e ngjitjes. Kam pasur një bisedë vërtet të këndshme dhe produktive me Rita Orën”, ka shkruar Kurti, të dielën

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti përmend tre 28 nëntorët, thotë se janë filli historik i thurjes kombëtare të shqiptarëve