Në ditët e sotme, depresioni dhe ankthi janë çrregullimet mentale më të zakonshme. Çdo ditë po rritet numri i njerëzve të cilët vujanë nga një qendje mentale, të cilën logjikisht nuk mund ta përshkruajnë.

Dhe pavarësisht faktit se ato konsiderohen si sëmundje që mund të trajtohen, ekzistojnë ende raste në të cilat viktima nuk është e sigurt 100% për të gjithë faktorët relevantë, të cilët kanë mundur të jenë shkaku i atij çrregullimi. Nuk është një sëmundje origjina e së cilës lehtësisht mund të deshifrohet.

Statistikat nga shumica e rasteve tregojnë se ekziston më shumë se një shkak për zhvillimin e depresionit dhe ankthit. Zakonisht është një përzierje e faktorëve të ndryshëm (gjenet, traumat nga e kaluara, rrethanat e tanishme etj.) të cilat kur bëhen bashkë krijojnë pasoja shkatërruese në jetën e një personi.

Të qenurit të aftë për ti kuptuar plotësisht betejat e dikujt me depresion ose ankth kronik, është gjëja më e rëndësishme të cilët mund ta bëjmë për t’i ndihmuar ata.

Kështu, pavarësisht ngjarjeve traumatike të tilla si vdekja e një personi të afërm ose mbijetesa nga një luftë, ekzistojnë disa mënyra jetese të caktuara të cilat mund të jenë një shkëndijë për ankthin ose depresionin. Ashpërsia e gjendjes pastaj varet nga “përzierja” e faktorëve të cilët i kemi përmendur më lart.

Këtu i keni shtatë shkaktarët më të zakonshëm të depresionit dhe ankthit:

  1. Puna e tepërt

Të punosh deri në pikën ekstreme të rraskapitjes, mund të shkaktoj reagime serioze stresuese në trupin tuaj. Ditët e sotme, gjithnjë e më shumë njerëz duket se vuajnë nga një stres i tepërt i shkaktuar nga puna e tepërt.

Lexo po ashtu:  Ministri i Financave, Murati: Deficiti buxhetor zvogëlohet në rekord historik, thesi i shqyer është qepu

Sidoqoftë, për ta parandaluar atë të ndodh është e rëndësishme ta dijm që kur truri ekspozohet ndaj stresit ekstrem, trupi përgatitet për tu kundërpërgjigjur duke prodhuar sasi më të mësha të hormoneve të stresit, të njohura si cortisol.

Në këtë mënyrë, nivele e larta të kortisolit rrisin rrezikun e depresionit, të disa llojeve të ndryshme të sëmundjeve si dhe pritjeve më të ulëta nga jeta.

  1. Abuzimi me substanca

Si ndër veset më të zakonshme të shoqërisë së sotme, abuzimi me substanca gjithashtu konsiderohet edhe si njëri ndër shkaktarët e mundshëm të ankthit dhe depresionit.

Konsumimi i drogave dhe i alkoolit lehtësisht mund ta ndryshoj neuro-kimin e trurit duke e deformuar komunikimit e zakonshëm mes neuro transmetuesëve.

Dhe duke e pasur parasysh që neuro transmetuesit janë kimikale përmes së cilave komunikojnë truri dhe trupi, ata e kontrollojnë secilën përvojë, fizike dhe psiqike.

Njerëzit që lehtësisht përfshihen në përdorimin e alkoolit dhe drogave, janë të prirur të zhvillojnë sëmundje mendore.

  1. Pikëllimi dhe traumat e pasluftës

Edhe pse ndjenjat e pikëllimit pas vdekjes së të dashurëve tanë mund disi t’i tejkalojmë, mirëpo pikëllimi i gjatë mund të jetë njëri ndër shkaktarët e një sëmundje kronike mentale.

Një shkëndijë tjetër e rëndësishme e depresionit dhe ankthit është edhe PTSD (Post-Traumatic Stress Disorder – Çrregullimi stresues i pas-traumës) i cili zakonisht mund të haset në psiqikën e ushtarëve.

Lexo po ashtu:  Para takimit në Tiranë/ Publikohet letra e tre liderëve Rama, Vuçiç dhe Zaev: Shtetet e rajonit të na bashkohen!

Duke qenë dëshmitarë të një qakdherdhje masive dhe pamjeve tmerruese të cilat lufta i mbart, kjo mund të shkaktoj fillimin e një reaksioni biologjik, i cili shpejt do të evoluojë në një lulëzim të plotë të ankthit ose depresionit.

  1. Gjendje të ndryshme të shëndetit

Individet të cilët diagnostifikohen me gjendje kritike dhe të pashërueshme të shëndetit, janë në një rrezik të madh për depresion.

Qështjet e shëndetit dhe sëmundje të ndryshme të tilla si Sëmundja e Parkinsonit, Alzheimeri, Kanceri ose ndonjë sëmundje kardiovaskulare, mund të rezultojë me krijimin e ndjenjës së pashpresë, panikut dhe frikës.

Ekspozimi afatgjatë ndaj këtyre ndjesive do ta bëjë më të lehtë manifestimin e ankthit dhe depresionit.

  1. Ndryshimet stresuese dhe të papritura

Si njerëz që jemi, ne kurr nuk mund qatësisht ti përballojmë ndryshimet, pa u ndjerë të pa balancuar për një kohë.

Përvojat të cilat ndodhin shpejt dhe që e kanë forcën të na ndryshojnë përspektivën sa hap e mbyll syt, mund të na dërgojnë drejt një sëmundje serioze mentale.

Ngjarjet e papritura në jetën e një personi do të jenë shkëndija kryesore që do të shkaktojnë stres e si rezultat i kësaj pastaj do të shkaktoj edhe nivele të larta të kortisolit në trup.

  1. Tërheqja ose izolimi

Si qënje njerëore dhe krijesa shoqërore, është në natyrën tonë të ekzistojmë duke ndërvepruar me njerëzit e tjerë, në mënyrë që të funksionojmë siç duhet.

Lexo po ashtu:  Japonia heq gjendjen e jashtëzakonshme, Çekia rihap kufijtë me Gjermaninë e Austrinë

Pranda, ndarja e pritur ose e papritur nga njerëzit e tjerë, si dhe tërheqja e të tjerëve, është një problem serioz i cili mund të ketë ndikim në funksionet tona njohëse.

Me pak fjale, tërheqja dhe izolimi nga ndërveprimet shoqërore me njerëzit e dashur për ne, mund të dërgoj drejt një mos-balanci kimik, i cili më vonë do të manifestohet si depresion.

  1. Vleresimi i ulët për veten

Depresioni mundet gjithashtu te jetë edhe pasojë e pamjes së varfër të vetvetes. Ndryshimet shkatërruese në jetën tonë mund të na rëndojnë shumë dhe të na godasin në zemër deri në pikën ku ne nuk do të mund jemi në gjendje ta pranojmë realitetin e ri. Përgjatë këtyre momenteve të tmerrshme, personi është në prag të humbjes së vetbesimit.

Një pamje e vazhdueshme e keqe për veten mund të na dëmtoj duke na drejtuar nga format fiksuese të mendimit. Sa më shumë që neuro-kimia e trurit është e çrregulluar, aq më shumë mendime depresive dhe shqetësuese do të prodhojë.

Të kalosh nëpër përvoja të tilla përgjatë jetës mund të jetë një makth i vërtetë. Prandaj ka kaq shumë rëndësi tu thuhet njerëzve se ata nuk janë vetë.

Mos keni frikë të kërkoni ndihmë!

Nëse e keni gjetur dikë që e njihni brenda këtij artikulli, ndajë këtë shkrim më të dhe jepe mbështetjen tënde.

Nga curiousmindmagazine.com /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *