Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe, ka kërkuar që Lojërat Olimpike “Tokio 2020” të shtyhen për një vit për shkak të pandemisë koronavirus.
Abe tha që ai ka rënë dakord me kërkesën e Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) Thomas Bach për shtyrje, pas bisedës që zhvilloi me të të martën.
Sipas burimeve të BBC-se Bordi Ekzekutiv i IOC pritet ta aprovojë shtyrjen e olimpiadës këtë pasdite.
Lojërat Olimpike pritet të mbahen verën e ardhshme.

Lexo po ashtu: Fituesja olimpike nxjerr në ankand medaljen e argjendtë për… operacionin e një bebeje